TIRANË- Pas zgjedhjeve të 14 majit, Sali Berisha ka zbutur tonet përkundrejt palës tjetër të Partisë Demokratike. Sot në komunikimin e tij të përjavshëm, Berisha është shprehur se në këto zgjedhje përveç Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt, të gjithë deputetët e tjerë kanë mbështetur kandidatët e primareve në 14 maj. Ai thotë se sjellja e tyre në këto zgjedhje ka qenë Brenda parimeve dhe statutit të partisë, duke dhënë kështu sinjalet e para për një mundësi ribashkimi.

“Mendoj se zgjedhjet janë një test në të gjitha partitë, debatet janë një gjë normale, kur zgjedhjet janë një provë krejtësisht themelore që ndan ose bashkon njerëzit, përveç Bashës dhe Alibeajt nuk di deputet që të mos kenë mbështetur kandidatët e primareve dhe në këtë kontekst ata kanë qëndruar brenda parimeve të statutit të dhe PD. I ftoj të negociojmë, të bashkohemi në interesin më të madh të demokratëve”, tha Berisha.

Ai tha se Rama i ka blerë zgjedhjet, e ndërsa sipas tij, kjo taktikë nuk është përdorur kurrë nga ai.

“Nuk kam paguar kurrë dhe nuk paguaj njeri”, tha Berisha.

Ndërkohë, foli edhe për një hapje të partisë.

“Nuk ka pasur asnjë përpjekje për hapjen e partisë ndaj vlerave të partisë”, shtoi ish kryeministri.

Duke qenë se akuzon për vjedhje votash, Berisha propozon si një formë për të ndaluar këtë fenomen, votimin me detyrim.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:37
Propozimi i Berishës: Votimi të bëhet i detyrueshëm! Shmang blerjen e votës

 

Ish kryeministri Sali Berisha ka propozuar si një formë për të shmangur blerjen e votës, votimin e detyrueshëm dhe për këtë jep argumente.

“Votim i detyrueshëm, se shmang blerjen e votës, se njëra anë është merr këto para dhe mos dil në votim dhe një tjetër merr këto para dhe voto për mua. Nëse vihet votim me detyrim, siç e ka Greqia dhe Australia, Rama nuk e pranon se e quan kinezeri Kodin Zgjedhor dhe pranon standarde që i lejon atij të manipulojë dhe kontrolloj votën e shqiptarëve”, tha Berisha.