Berishianët ose tragjedi-komedia e mungesës së peshës në kandar
Mbrojtës të Berishës në Kuvend
Eshtë një tragjedi-komedi që po iu ndodh berishanëve, që nga mëngjesi në mbrëmje i shohim kudo: në ekrane, në rrjete sociale, në Kuvend, në debate; është tragjedia e mungesës së peshës në kandar. Ngado që të rrotullohen, me çfarëdo që të justifikohen, sado që të shajnë, mallkojnë, akuzojnë, kanë një problem shumë të madh: Nuk peshojnë dhe meqë nuk peshojnë, përherë e më pak shqiptarë do t’i ndjekin, do t’i dëgjojnë. Ky, në të vërtet, është hall i madh. Por peshën nuk ta jep apo heq një kundërshtar, që nga ana e vet është i zënë dhe i shqetësuar për të vetën peshë në kandar; peshën dhe rëndësinë ta jep puna e bërë dhe gjurmët e lëna në hapsirë dhe në kohë.
Problemi i trishtuar i mungesës së rëndësisë, i marrjes seriozisht, nuk është një problem që për berishianët fillon sot, me rinisjen e sezonit parlamentar, por sot, është në pikën më tragjikomike, pasi të gjithë bashkë haptazi kërkojnë të interpretojnë me pantomima mbresëlënëse, indinjatën për hallet personale të liderit të tyre të diskretituar nga shqiptarët me kohë, nga ndërkombëtarët me vakt dhe nga drejtësia prej pak ditësh (duhet të presim se si do të shkojë).
Berishianët ankohen se po kërkojnë t’i asgjesojnë, duke gabuar thellësisht, sepse ngatërrojnë vetëshkatërrimin nga brenda me sulmet e supozuara nga jashtë. Dhe me sulmet e supozuara nga jashtë, sikur ishte dikush tjetër specialist, dhe ne, të gjithë shqiptarët, e njohëm mirë dhe dhimbshëm për 45 vite me radhë. Edhe sipas diktatorit Enver Hoxha, Shqipëria do të sulmohej, të gjithë e kishin inat, do ta asgjësonin, ta zhduknin nëse ai nuk do ta kishte bërë gjithë popullin ushtar. e nëse, nuk do të ndërtonte qindra mijëra bunkerë, duke lënë shqiptarët që të hanin bar.
E nëse disa i besonin atij atëherë, apo nuk guxonin të vinin në diskutim përrallat që ai thurte për sundim, shqiptarët sot mësuan të peshojnë dhe peshën e kujtdo e dinë mirë.
a.m./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
49.2%
-
Jo
36.2%
-
Nuk e di
14.6%
Vota total: 362
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Munguan pa arsye, Spiropali ‘u mban’ pagat 21 deputetëve! Emrat e 4 deputetëve që shënuan rekord
12 Janar, 15:48
-
Berisha në 34 vjetorin e krijimit të PD-së në Lezhë, sfidon Ramën: Sa rri e flet me veten në makinë, hadje dalim në debat publik
12 Janar, 14:53
-
Basir Çollaku: Zgjedhjet në degën 2 Tiranë, për Kokë të Statutit dhe "koka" të tjera
12 Janar, 12:48
-
Asnjë provë për përfshirjen e Olsit në dosjen 'Xibraka'! Rama paralajmeron padi edhe për Bardhin për kallëzim të rremë: Një “Babale 2”
12 Janar, 12:05
-
Rama mesazh publik: Berisha, katrani i madh prej çerek shekulli fabrikon akuza kundër meje e familjarëve! Im vëlla u përdor si mish për top për të më goditur (FJALIMI I PLOTE)
12 Janar, 11:04
-
Frrok Çupi: Pse Sali Berisha u vjen rrotull burgjeve?
11 Janar, 15:42
-
Adriatik Doçi: Si u përmbush profecia e Berishës në 2001 se Ilir Meta do t'a kalonte jetën prapa hekurave! A është ky sikleti që nuk e viziton në burg?
11 Janar, 15:06
-
Berisha: koalicion me Metën për zgjedhjet e 11 majit! SPAK rrëzoi akuzat për Olsi Ramën, kryetari i PD sulmon Dumanin: U bë anëtar i bandës së ‘Xibrakës’!
11 Janar, 14:54
-
Tjetër kallëzim në SPAK për Berishën, avokati Beqiri çon dosjen: Ka falsifikuar datën e lindjes, krim që dënohet deri në 4 vite burg
11 Janar, 14:11
-
Rama ironizon Berishën nga Elbasani: Të shfaqet në kala, të këndojë këngën e kukuvajkës me pamjen e kanarinës
11 Janar, 13:10
-
Zgjedhjet në ‘Studio Live’/ Dash Sula: Të kihet kujdes me listat e deputetëve, që PD të mos bjerë sërish në krizë! Sulo: Rama po eliminon zërat kundër në parti
10 Janar, 19:30
-
Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën
10 Janar, 19:16
Krahasimi komplet pa vend. Enveri dhe enverizmi kane trashegimine dhe trashegimtaret e tyre. Qe kane kapur PS dhe permes saj shtetin dhe Shqiperine. Nen nje regjim te korrupsionit dhe krimit te organizuar e ka shndrruar vendin ne republike mafioze zyrtarisht. Ndersa kujtdo me nje nivel normal logjike do ti vinte turp nga adhurimi per mbretin dhe oborrin e tij lakuriq, hipokrizia shkon me tej duke u rreshtuar me shkrime si oborrtar ne kembim te perfitimeve nga zhvatja e parase dhe prones publike.
Përgjigju