BERLIN- Një numër special kushtuar 9 nëntorit të vitit 1989 është dhurata që gazeta më e shitur gjermane "Bild" do të bëjë për lexuesit e saj të dielën e ardhshme, me rastin e 25-vjetorit të rënies së Murit të Berlinit.
Edicioni i jashtëzakonshëm do të jetë falas për 42 milionë lexuesit e kësaj gazete.
Nisma i përket botuesit, Axel Springer, i cili në ish-Gjermaninë Perëndimore ishte në vijën e parë të frontit antikomunist.
Dhe, për të shoqëruar festimet e të dielës së ardhshme, kur gjermanët të festojnë në Portën e Brandeburgut, gazeta më popullore në Gjermani do të publikojë gjatë këtyre ditëve një rubrikë në faqen e parë me titull "Sot, 25 vjet më parë...".
"5 nëntori i vitit 1989 ishte e diel dhe në fundjavë më shumë se 23 mijë qytetarë të Republikës Demokratike Gjermane lanë vendin e tyre përmes Çekosllovakisë", lexohej sot në këtë rubrikë./ATSH/
/Shqiptarja.com