Ministri gjerman i Brendshëm, Thomas de Maiziere njoftoi sot ndalimin e aktiviteteve mbështetëse apo që promovojnë organizatën terroriste të Shtetit Islamik, në territorin gjerman.

"Gjermania është një demokraci e aftë për t'u vetëmbrojtur, nuk ka vend këtu për një organizatë terroriste (...) dhe për këtë ndaloj menjëherë aktivitetet e (...) Shtetit Islamik në Gjermani", njoftoi ministri në një konferencë shtypi.

Gjithashtu ndalohet rekrutimi i luftëtarëve për xhihadin si dhe përdorimi në publik i shenjave dhe simboleve të Shtetit Islamik", theksoi ai./ ATSH/