Berlini pritet të dërgojë trupa në Bosnje për herë të parë prej një dekade
Një ushtar përpara flamurit të BE-së dhe Bosnjes
Qeveria gjermane i hapi rrugën të mërkurën dërgimit të trupave për misionin paqeruajtës të BE-së në Bosnje për herë të parë prej një dekade, ndërsa rriten shqetësimet për paqëndrueshmërinë në Ballkanin Perëndimor për shkak të luftës në Ukrainë.
Luftimet janë qindra kilometra larg Bosnjës, por vendi përballet me një lëvizje separatiste gjithnjë e më aktive nga serbët e Bosnjës, që analistët thonë se ka të paktën mbështetje të heshtur nga Moska.
Vetëm disa ditë pasi filloi agresioni rus në Ukrainë, BE-ja vendosi ta rrisë forcën e saj paqeruajtëse EUFOR nga 600 në 1100 trupa, duke dërguar rezerva për të shmangur paqëndrueshmërinë e mundshme.
Berlini ra dakord të dërgojë deri në 50 trupa për EUFOR-in, duke shënuar rikthimin tek kjo forcë për herë të parë që në vitin 2012.
Disa nga trupat do t’u bashkohen të ashtuquajturave ekipe të ndërlidhjes dhe vëzhgimit në gjithë vendin në ndihmë të komandës së EUFOR-it, ndërsa të tjerat do të vendosen në Sarajevë.
Vendimi përfundimtar për dislokimin i takon parlamentit gjerman.
Zyrtarët e lartë të NATO-s dhe të BE-së kanë paralajmëruar se paqëndrueshmëria nga lufta në Ukrainë mund të përhapet në Ballkanin Perëndimor.
Mandati aktual i EUFOR-it mbaron në nëntor dhe i takon Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vendosë nëse do ta zgjasë edhe për një vit tjetër. Por shqetësimet po rriten se Moska mund të përdorë të drejtën e vetos kundër një marrëveshjeje për zgjatjen e afatit.
EUFOR-i zëvendësoi trupat paqeruajtëse të NATO-s në Bosnje në vitin 2004.
Objektivi i trupave evropiane është ruajtja e stabilitetit në vend, pas luftës së viteve 1990, që shkaktoi vdekjen e 100,000 vetëve./VOA
E.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.6%
-
Jo
49.5%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2274
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Basha pret Ali Ahmetin: Çdo cenim i të drejtave të shqiptarëve përbën një kërcënim për stabilitetin rajonal! Përpjekje për ta kthyer RMV në një satelit ruso-serb
29 Janar, 10:30
-
NATO gati të punojë me Sorensen si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi
29 Janar, 09:21
-
BE-ja bën thirrje për dialog dhe mbështet të drejtën për protesta paqësore në Serbi pas dorëheqjes së kryeministrit Vuçeviç
28 Janar, 16:37
-
Bardhi takohet me Raportuesin e ri të Parlamentit Europian: I kërkova Schieder vëmëndje për situatën parazgjedhore në Shqipëri, të mos cenohet vota
28 Janar, 15:56
-
Bill Gates kundër Elon Musk: Përqafim paranojak i së djathtës ekstreme! Sjellja e tij një 'çmenduri'
28 Janar, 08:37
-
'Ta bëjmë Evropën përsëri të madhe', Orban dhe Le Pen planifikojnë një miting në Madrid sipas modelit të Trump
28 Janar, 07:37
-
Ministrja e Jashtme gjermane Baerbock zhvillon bisedën e parë telefonike me homologun Rubio: Duam të punojmë ngushtë me administratën e re amerikane
28 Janar, 07:31
-
Aushvic/ 80 vjet pas çlirimit, alarmi i të mbijetuarve: Mund të ndodhë përsëri
27 Janar, 22:51
-
Sekretari i NATO-s, Marc Rutte: Kërcënimi rus është real! Vendet anëtare të Aleancës të rrisin shpenzimet
27 Janar, 20:09
-
‘Kontrolle të përhershme dhe dëbime në kufi’, CDU/CSU: Ata që s’kanë dokumente të vlefshme nuk do të lejohen të hyjnë në Gjermani
27 Janar, 13:47
-
Lukashenko fiton mandatin e shtatë në Bjellorusi, BE-ja i cilëson votimet si të rreme
27 Janar, 09:49
-
Thoma Gëllçi: 80 Vjet pas Auschwitz-it: Elon Musk dhe shprehja "Këpucar, Rri tek Këpuca!
27 Janar, 09:09