Berlusconi nga spitali në Parlamentin Europian

Ish-kryeministri Italian Silvio Berlusconi, iu nënshtrua një operacioni në mes të fushatës  për zgjedhjet evropiane dhe teksa të gjithë ishin të shqetësuar për shëndetin e tij, ai pati një rikthim triumfues pasi u zgjodh eurodeputet.

Zgjedhja e tij si eurodeputet, është hapi i parë i ish-kryeministrit Italian për t'iu rikthyer fuqishëm politikës, edhe pas problemeve të shumta shëndetësore. Gjykata italiane vitin e shkuar ia hoqi masën që e ndalonte të merrte poste publike, pasi u detyrua të hiqte dorë nga vendi i tij në parlament pas një dënimi për mashtrim me taksat në 2015.

elona demi.jpg" style="height:444px; width:780px" />

Ish-kryeministri Italian Silvio Berlusconi dhe Elona Demi

Ndërkohë një shqiptare ka dalë fituese në zgjedhjet e Italisë. Bëhet fjalë për Elona Demin e cila ka dalë fituese në zgjedhjet vendore. Kandidate në listën e qendrës së majtë italiane 38 vjeçarja shqiptare ka fituar postin e këshilltares në komunën Sorbola Mezzani në provincën e Parmës. E lindur në qytetin e Sarandës, ajo është diplomuar në Universitetin e Bolonjës për Juridik e në Universitetin e Parmës për gjuhë të huaja e punon  si profesioniste e lirë në fushën e gjuhësisë e përkthimit.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rrota: 28/05/2019 14:06

    Nje nga burrat me te zgjuar....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?