'Bërtiti Allahu Akbar', një person godet me thikë dy policë në Bruksel, ndërron jetë njëri prej tyre! Ministrja belge: Kjo dhunë është e papranueshme

'Bërtiti Allahu Akbar', një person godet me thikë dy policë në Bruksel, ndërron jetë njëri prej tyre! Ministrja belge: Kjo dhunë është e papranueshme

Foto ilustruese

Një oficer policie u vra në Schaerbeek, komunë e vendosur në rajonin e Brukselit, pas një goditjeje me thikë. Lajmi është bërë i ditur nga kryeprokurori belg. Mediat e huaja raportojnë se në momentin që agresori ka sulmuar policët ka bërtitur më të madhe “Allahu Akbar”.

Autori i sulmit është neutralizuar nga një tjetër patrullë policie pasi është goditur në këmbë dhe në bark. Dy policët e plagosur dhe autori u transferuan në spital, por njëri prej oficerëve ndërroi jetë si pasojë e plagëve në pjesën e pasme të kokës.

Një "dramë e tmerrshme". Kështu, ministrja e Brendshme e Belgjikës, Annelies Verlinden, komentoi sulmin në Schaerbeek.

“Çfarë drame e tmerrshme. Kjo ngjarje më thyen zemrën. Mendimet e mia shkojnë para së gjithash për familjet, pjesëtarët e policisë lokale dhe gjithë forcat e policies.Unë ndjek nga afër situatën dhe qëndroj në kontakt të ngushtë me kryetarin e bashkisë, komandantin e organit dhe të shërbimeve të policisë. Kjo dhunë është e papranueshme”- shkruan Ministrja në twitter.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb