BERZH: Ekonomia në 2016 rritet me 3.3%

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim parashikon rritje ekonomike prej 3.3% vitin e ardhshëm.

Sipas BERZH, rritja ekonomike do të kërkojë luftë aktive ndaj informalitetit dhe ulje të kredive me probleme.

Sipas raportit të tranzicionit të prezantuar dje, sfidat për ekonominë shqiptare do të jenë lufta e mëtejshme ndaj informalitetit, angazhimi i sektorit privat në projektet e infrastrukturës dhe energjisë dhe ulja e nivelit të kredive me probleme.

Guvernatori i BSH-së, Gent Sejko tha se raporti “zë një vend primar në listën e analizave profesionale që iu bëhen ekonomive të rajonit dhe më gjerë”. 


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Borrell propozon sanksionimin e zyrtarëve izraelitë për shkak të dhunës së kolonëve