“Do të jem i vetëm për 80 minuta para publikut. Është krejt ndryshe nga Portokallia ku kam pjesën time 7-8 minuta dhe mbaroj punë. Është një shfaqje shumë e vështirë sepse do përgatitje fizike dhe mendore”, shpjegon Besi, i njohur në “Portokalli” si shef Gjini. Më tej, ai shton se shumë personazhe të monologut të tij do të jenë reale:
“Personazhet do të jenë të frymëzuar nga jeta reale. Kam futur gjyshen time 76-vjeçare që ka Facebook.”
Besi fton publikun të jetë i pranishëm gjatë fundjavës, në orën 20:00 për të kaluar një mbrëmje ndryshe: “Jeta kulturore e shqiptarëve është pub-i ose qendrat tregtare dhe po mundohemi të sjellim një gjë të re për ta.”
( J.H/ shqiptarja.com)