Besa mban fjalën,
këngë me Shpëtim Saraçin

Besa mban fjalën,<br />këngë me Shpëtim Saraçin
Këngëtarja e cila prej kohësh po prek edhe tregun europian me këngët dhe bashkëpunimet e goditura, këtë herë ka suprizuar!

“Kemi diçka të bukur që do të vijë së shpejti, me mjeshtrin Shpëtim Saraçi”, - ka shkruar Besa në “Instagram”.

Ashtu siç pati premtuar pak kohë më parë, këngëtarja Besa Kokëdhima i është rikthyer punës, pas suksesit të klipit të fundvitit “Ti je festa  ime” dhe pas disa ditëve pushim në qytetin e dashurisë, Paris.

besa kokedhima

Përmes profilit të saj në Instagram, Besa ka postuar një foto së bashku me kompozitorin e njohur Shpëtim Saraçi, me të cilin, me sa duket, do të ketë bashkëpunimin e radhës.

Pavarësisht se nuk jep asnjë detaj tjetër, Besa ka deklaruar më herët që ky fillimvit për të do të ishte me shumë angazhime artistike.

Rikthimi i mjeshtrit Saraçi në muzikë është një lajm i mirë për të gjithë, ndaj edhe urimet virtuale për të kanë qenë të pafundme sapo ai mori postin e drejtuesit artistik të Festivalit 53-të në RTSH.

Ky bashkëpunim i ri me Besën do të jetë projekti i radhës, i cili nuk ka dyshime për suksesin.
Marrë nga numri i sotëm i gazetës së përditshme të printuar “shqiptarja.com”
Redaksia Online

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois