'Plumbi i artë'/ Besjan Xhixha në GJKKO kërkon ballafaqim me Dumanin: Na tha se ka lidhje me 1 prokuror! Reagon për Report Tv kreu i SPAK, Kraja: Alibi, s'kanë asnjë lidhje

'Plumbi i artë'/ Besjan Xhixha në GJKKO kërkon ballafaqim me Dumanin: Na tha se ka lidhje me 1 prokuror! Reagon për Report Tv kreu i SPAK, Kraja: Alibi, s'kanë asnjë lidhje

1653159431_page.jpg

Besian Xhixha dhe Nuredin Dumani

Seanca maratonë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pasur edhe tensione mes të arrestuarve. Burime për Report Tv mësojnë se në seancën me dyer të mbyllura, i arrestuari Besian Xhixha ka shpërthyer ndaj Nuredin Dumanit. Megjithëse Dumani, nuk ishte i shoqëruar bashkë me të pandehurit e tjerë, pasi masa e sigurisë iu komunikua që prej orëve të para të mëngjesit të së shtunës në ambientet e spitalit, Besian Xhixha ka kërkuar ballafaqim me të . Ai ka theksuar se Dumani nuk po thotë të vërtetën. Në deklarimin e tij përballë togave të zeza, mësohet se Xhixha ka thënë se Nuredin Dumani pas çdo vrasje u jepte siguri se nuk do t’i ndodhte asgjë, pasi kishte lidhje me ministra, deputetë, prokurorë, madje duke theksuar edhe emra hetuesish, duke shtuar se në një moment të dytë do të flasë edhe me emra.

“Nuredin Dumani ka kryer 12 vrasje. Pas çdo vrasje, na ka thënë se nuk më gjen asgjë, pasi ka lidhje me ministra, deputetë, prokurorë. E ka njeriun e vetë dhe ndihej i mbrojtur, madje më ka thënë që ka lidhje me prokurorin Altin Dumani. Dumani është strehuar më shumë sesa një vit e gjysmë në shtëpinë time dhe e njoh dhëmbë e dhëmballë, madje një dhemb prej floriri e kemi vendosur tek një i afërmi im, nëse doni shkoni e verifikoni. Dumani duhet të flasë për të gjitha krimet që ka kryer, nëse me të vërtetë është i penduar.”- tha rrëfyer Besjan Xhixha.

Por në lidhje me dëshminë e Xhixhës, ka reaguar për Report Tv, kreu i SPAK i cili ka deklaruar se i arrestuari po përdor alibi, pasi nuk ka asnjë lidhje me prokurorin Altin Dumani,

‘Nuk ka asnjë lidhje Altin Dumani me Nuredin Dumani, përveç se kanë mbiemër të njëjtë.’- ka thënë kreu i SPAK për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta.

Kujtojmë se Besjan Xhixha bashkë me Enver Divën është arrestuar edhe si pjesë e vrasësve me pagesë të urdhëruar nga Nuredin Dumani dhe Talo Çela, për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës.


Lajmi kryesor:

DOSJA 'Plumbi i artë', 18 të arrestuarit lihen në burg! I penduari Nuredin Dumani e mëson në spital! 2 prej tyre s'kanë lekë për avokat, policia sjell gabimisht një person tjetër


M.Q./K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale