Besimtarët bektashianë kremtojnë  'Ditën e Ashures'

Besimtarët bektashianë  kremtojnë  'Ditën e Ashures'

Foto nga

Besimtarë bektashinj kanë kremtuar ditën e Hashures sot në qytetin e Beratit, e cila konsiderohet si dita më e rëndësishme për ta. Dita e Ashures cilësohet si dita e martirizimit të Imam Husejnit, i cili u rrethua në shkretëtirën e Qerbelasë 1400 vite më parë dhe u vra së bashku me një numër të madh besimtarësh të tjerë për të shpëtuar fjalën e vërtetë të Zotit dhe Islamin.

Me rastin e kësaj  u zhvillua një aktivitet nga Vllavejinia e Tarikait Islam në Berat.

"Besimtarët bektashinj tregojnë se kjo ditë e shenjtë është shumë e rëndësishme dhe urojnë vetëm jetë e begati për të gjithë.  Festa e Hashures vjen pas 10 ditësh agjërimi gjatë të cilave përkujtohet sakrifica e besimtarëve bektashinj. E gjithë bota myslimane e kujton këtë ditë si ngjarjen më të dhimbshme në historinë e njerëzimit. Origjina e festës nis nga Iraku.

Në fushën e Qerbelasë, 1400 vjet më parë u masakruan nipi i profetit Muhamed, Imam Hyseni, së bashku me 72 dëshmorë. Dita e Ashures njihet si dita e martirizimit të imam Husejnit, i cili u rrethua në shkretëtirën e Qerbelasë nga një ushtri agresore, së bashku me 72 shokët e tij u martirizua. Dita e Ashures është dita e fundit e Matemit, ku mblodhen te gjitha ushqimet dhe i perzien në nëe kazan të madh dhe i konsumuan,  prandaj quhet dhe dita e ashures", ka thënë Sheh Ali Xhemil Hoxha Rifai

Më pas të gjithë besimtarët bektashinj kane konsumuar ashure e përgatitur nga ky komunitet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Rusia veto ndaj rezolutës së SHBA për armët bërthamore

Rusia veto ndaj rezolutës së SHBA për armët bërthamore