TIRANE- Besimtarët bektashinj festuan dje Sulltan Novruzin. Në 22 mars, besimtarët bektashinj shqiptarë festojnë lindjen e Imam Aliut, që simbolizon për ta rigjallërimin e besimit te vepra dhe fuqia e Zotit e bashkë me të, rigjallërimin e shpirtit dhe të shpresës për jetën, për të ardhmen.
Në ditën e Sulltan Novruzit, e cilësuar në botën Aleviane si dita e fisnikërisë bektashiane dhe e ringjalljes së madhe, shprehu urimin e tij për paqe dhe lumturi edhe kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Baba Edmond Brahimaj.
“Le të bashkohemi në rrugën e besimit të gjejmë paqe, dashuri, dhe mirësi. Duhet të përbuzim egoizmin, shpirtin e ulët dhe ligësinë. Le të jemi bashkë në rrugën drejt paqes dhe vëllazërimit”, tha para besimtarëve kreu i bektashinjve Baba Edmond Brahimaj.
Para kremtimit të festimeve për festën e Sulltan Novruzit, Haxhi Baba Edmond Brahimaj tha se “Sulltan Novruzi do të thotë 'ditë e re'. Në këtë ditë gjallëron gjithçka. Në këtë ditë të madhe gjallëron dhe jeta, rilindi njeriu, krijesa më e madhe e Zotit. Në këtë ditë rilindi dhe Imam Aliu, i cili solli paqe, dashuri duke luftuar despotizmin dhe injorancën. Në këtë ditë të madhe rilindi edhe demokracia, i uroj të gjithëve paqe, lumturi, dhe besim të gjithëve".
NISHANI URON FESTËN E SULLTAN NOVRUZIT, FEJA BASHKUES NË MOMENTE TË VËSHTIRA
Presidenti Bujar Nishani ka uruar gjithë besimtarët bektashinjtë për festën e Sulltan Novruzit. Sipas Nishanit bektashizmi është një filozofi që ka përçuar në shekuj respektin për të mirën.
Nuk është rastësi që festa e bektashinjve është në të njëjtën kohë edhe festa e pranverës: si të gjitha besimet fetare, bektashizmi, si filozofi dhe si mënyrë jete, ka përçuar ndër shekuj respektin për të mirën dhe të vlertën, për mirësinë dhe maturinë.
Nishani tregon se “koncepti i paqes brenda njeriut dhe midis njerëzve është themeltar në bektashizëm. Harmonia, mirëkuptimi, tolerimi, dashamirësia kanë qenë dhe mbeten për bektashinjtë shtyllat mbi të cilat mbështetet besimi i tyre.”
Feja, thotë presidenti, “kanë vepruar si bashkues të njerëzve në çastet më të vështira të historisë sonë.”
“Me rastin e festës së Sulltan Nevruzit e ndiej veten me fat t’u uroj bektashinjve kudo ku ndodhen, por edhe gjithë popullit tonë këtë festë fetare thellësisht njerëzore, së bashku me të gjithë bashkëqytetarët tanë”, thotë në urimin e tij kreu i shtetit Bujar Nishani.
META: LE TE JEMI ME TE MBARE DREJT SE ARDHMES
Edhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka uruar besimtarët bektashinj dhe qytetarët shqiptarë për festën e Sulltan Novruzit, duke u uruar një të ardhme më të mbarë.
"Dua t’ju uroj të gjithë besimtarëve bektashinj dhe qytetarëve shqiptarë për një të ardhme më të mirë, me më shumë shpresë dhe bashkëpunim. Kjo ditë na fton të gjithëve për të qenë më të mbarë dhe më të drejtë drejt së ardhmes." tha në urimin e tij Meta.
SULLTAN NOVRUZI, VELIAJ: LE TË SHËRBEJË SI DITË REFLEKTIMI
Ministri i Mirëqenies Erjon Veliaj ka uruar besimtarët bektashinj, por edhe të gjithë shqiptarët në ditën e Sulltan Novruzit për paqe e mbarësi. Ndërsa duke u ndalur tek përplasjet në Kuvend seancën e kaluar, tha se kjo ditë “le të shërbejë si moment reflektimi” për politikën e vendit.
“Është dita e parë e pranverës, e do uroja që të gjithë të kishin pranverë e mbarësi. Ne kalojmë tensione edhe në politikë, siç ndodhi javën e kaluar në parlament, por le të shërbejë kjo si një ditë reflektimi, ku të kuptojmë se ka shumë gjëra që na bashkojnë. Toleranca fetare në vendin tonë ka një vlerë të madhe”, tha Veliaj.
BASHA: KJO, DITA E SHPRESES KU E MIRA TRIUMFON
Urimit të besimtarëve bektashinj i është bashkuar edhe Kreu i Bashkisë dhe njëherësh edhe Kryetari i PD, Lulzim Basha. Në fjalën e tij ai i uroj Sulltan Novruzin të gjithë besimtarëve dhe të gjithë shqiptarëve në këtë ditë që ai e quajti triumfin e dritës mbi errësirën.
“Dua t’ju uroj gëzuar Sulltan Nevruzin të gjithë besimtarëve bektashinj si dhe ju uroj gëzuar të gjithë shqiptarëve në këtë ditë që shënon fitoren e dritës mbi errësirën. Kjo ditë simbolizon në natyrën e Zotit, dhe të njerëzimit ditën e shpresës, ku e mira triumfon.” tha Basha.
/Shqiptarja.com