Besimtarët bektashinj kremtuan këtë të premte Ditën e Ashures në Kryegjyshatën Botërore, me lutje për paqe, mirësi dhe ndaljen e konflikteve në botë.
Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj theksoi rëndësinë e veprave të mira, sidomos në kohë të vështira si ato që po përjeton sot njerëzimi.
"Le të mbështesim njëri-tjetrin dhe të ruajmë vlerat e familjes dhe besimit. Lutjet tona shkojnë për ata që vuajnë nga luftërat. Sot njerëzimi ka nevojë për më shumë paqe dhe dhembshuri. Zoti i ndriçoftë zemrat me urtësi dhe të forcojë frymën e vëllazërisë mes kombeve. Zoti na ndriçoftë mendjen me këto ditë që po përjetojmë. Zoti na bekoftë të gjithëve, amin", tha Baba Mondi gjatë fjalës së tij.
Sipas kalendarit të bektashinjve, Dita e Ashures vjen pas dhjetë ditëve zie, të njohura si Matemi, përkujtuar në nder të Imam Hysenit dhe 72 dëshmorëve të rënë në Luftën e Qerbelasë.
Kjo ditë simbolizon sakrificën për liri, drejtësi dhe përpjekjet për një shoqëri të emancipuar e të drejtë.
Komente










