TIRANË- Besimtarë bektashinj kremtojnë sot Ditën e Ashures, e cila konsiderohet si ditë e rëndësishme në kalendarin e tyre fetar. Dita e Ashures cilësohet si dita e martirizimit të Imam Husejnit, i cili u rrethua në shkretëtirën e Qerbelasë 1400 vite më parë dhe u vra së bashku me një numër të madh besimtarësh të tjerë për të shpëtuar fjalën e vërtetë të Zotit dhe Islamit. Në kuadër të kësaj dite Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, bëri thirrje për më shumë mirësi, paqe dhe dashuri mes njerëzve. Ai u është drejtuar pjesëmarrësve në ceremoni me një thirrje, duke kërkuar që “të bëhen vepra të mira dhe gjithmonë të ndihmohen të tjerët”, sidomos në kohërat e vështira që bota jonë po jeton.
“Në këtë mënyrë të jetuarit së bashku në kulturën tonë, me vështirësitë që kjo botë po kalon, luftërat, vrasjet, pandemitë na mësojnë të ndajmë me njëri tjetrin, dashurinë, hidhërimin, pikëllimin dhe barrën e vështirësive që na sjell jeta. Filloni nga ndërgjegjësimi i vetes suaj dhe bëni vetëm të mira. Bëni vetëm të mira dhe Zoti do t’ua shpërblej. Luftoni veset e këqija dhe duajeni jetën. Shpirtrat e bardhë të dëshmorëve të Qerbelasë, na ofrojnë këshillën dhe virtytet e tij për të ecur në rrugën e së vërtetës në çdo koncept të jetës”, tha Baba Mondi.
‘Dita e Ashures’ përkon me ditën e dhjetë të muajit Muharrem, një ditë ku bëhet ëmbëlsira e ashures, simbol i bereqetit, shpërndarjes, unitetit dhe e cila sipas besimit islam, në këtë ditë janë përjetuar shumë ngjarje të rëndësishme që lidhen me jetën e profetëve.
Dita e Ashures, e cila rrjedh nga fjala "ashr", që do të thotë dhjetë në arabisht, është një ditë e rëndësishme për sa i përket historisë së profetëve. Ajo përkon me ditën e dhjetë të muajit të parë Muharrem të vitit hixhri. Sipas burimeve të hadithit, në këtë ditë ka shpëtuar nga përmbytja anija e Hazreti Nuhut dhe ngjarja kur profeti Musa kalonte nëpër Detin e Kuq dhe shpëtoi popullin e tij nga Faraoni.
Meta ka uruar të gjithë besimtarët bektashinj për festën e Ashures.
'Është një ditë që i fton të gjithë përmes mesazhit që ajo mbart. Qytetarët e besimeve të tjera, për të respektuar dallimet mes njëri-tj, për t'iu gëzuar diversitetit, për të ndarë së bashku arritjet por edhe vështirësitë dhe sakrificat. Për të ndarë bujarinë por edhe varfërinë. Jo vetëm bektashinjtë por të gjithë besimtarët që besojnë tek feja, bashkëpunimi etj.'- tha Meta
Gëzuar festën për të gjithë besimtarët,paqe e mirësi për të gjithë , sa për atë spiuni n Like floriri ai nuk ka vajt as për urim e as për ashure,ai ka vajt për të ngrënë ndonjë dash e për të pirë ndonjë zamzane me raki Skrapari e të këndojë këngën e Baftjarit,vetëm gjejeni se po u pi rref ndonjë si policët e bashkisë.
PërgjigjuHa gjizë Agush,ha!
Përgjigju