Besimtarët kundër Myftiut të Beratit, Ylli Gurra: Kanë të drejtë, emërohen njerëz pa përvojë! Duhet të jenë figura publike, jo mercenarë

Ish myftiu i Tiranës Ylli Gurra e ka cilësuar të ligjshme kërkesën e besimtarëve myslimanë në Berat, të cilët bojkotuan Faljen e Namazit në Xhaminë Mbret të premten në shenjë protestë ndaj emërimit të Emirjon Vathajt në krye të Myftinisë.

Në një intervistë për Report Tv në ‘Sot, live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Gurra u shpreh se ka një grup të uzurpuar që përpiqet të mbajë grupe rrogëtarësh, jo shërbyes. Gurra u shpreh se është marrë një person pa përvojë që nuk njeh problematikat e komunitetit të Beratit. Sipas tij, Myftinitë e kanë kusht që të jenë figura publike dhe që shkojnë për shërbim të një komuniteti.

“Deri tani, sharra në gozhdë që ka mbetur në Berat është se personat e ashtuquajtur myfti nuk kanë pasur përvojë dhe deri tani janë ndërruar 3 të tillë. Një lloj qarkullimi djallëzor. Merret dikush pa përvojë për t’i shpëtuar një lloj ballafaqimi. Kusht është të qenit zë publik, figurë publike që jo vetëm i njeh problematikat dhe shkon për shërbim, jo një mercenar i cili braktiset. Kërkesa e besimtarëve është shumë e ligjshme. E njëjta problematikë ka ndodhur dhe në Librazhd ku një i ashtuquajtur myfti pati problematik. Këta njerëz janë rrogëtar, jo shërbyes”, tha Gurra.

Gurra u shpreh se vendimi i besimtarëve të Beratit ngre shqetësimin e bashkësisë myslimane. Sipas tij, komuniteti është uzurpuar nga grupimi gylenist, që Gurra thotë se s’ka bërë asnjë konsultë me besimtarët myslimanë dhe sjell një person pa përvojë në krye të Myftinisë së Beratit.

“Ka një shqetësim serioz të një grupimi i cili për fatin e keq ka uzurpuar institucionin, jo jetën fetare. Komuniteti ose institucioni i uzurpuar nga grupimi gylenist s’ka bërë një konsultë me besimtarët myslimanë. Pra janë njerëz pa përvojë. Nëse do t’i referohemi statutit, një person i quajtur myfti duhet që të ketë 10 vite eksperiencë për të marrë përgjegjësinë e shërbimit si myfti në një qytet apo zonë, gjë që nuk ndodh me shumicën e tyre”, tha Gurra.

Brenda një periudhe 1-vjeçare Myftia e Beratit është drejtuar nga tre myftinj nga Pogradeci, Fushë Labinoti, Elbasani dhe i fundit nga Laçi, i emëruar në fillim të këtij viti. Besimtarët myslimanë beratas kërkojnë nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë largimin e Vathajt, me origjinë nga Laçi dhe emërimin e një Myftiu beratas.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm