Vetëm dy ditë më parë erdhi në jetë fëmija i parë e çiftit më të dashur të showbizit shqiptar. Besi dhe Xhensila Kallaku u bënë prindër të një vajze që e quajtën Ajka. Nuk munguan urimet e shumta nga kolegët dhe miqtë e tyre por aktori i humorit Olsi Bylyku ka zbuluar gjithashtu se kujt i ngjan e porsalindura. Në një foto ku 'kimikati' uron çiftin për lindjen e vajzës i është drejtuar Besit ku i shkruan: "Ta ka këputur kokën!" 

Olsi dhe Besi ka punuar së bashku në formatin e humorit 'Portokalli', por mesa duket edhe pas shkëputjes së Kallakut nga spektakli, ish-kolegët ruajnë një marrëdhënie mjaft miqësore.