Besonte se do të ringjallej, pastori kërkon që ta varrosin të gjallë për 3 ditë, por gjendet i vdekur në gropë

Besonte se do të ringjallej, pastori kërkon që ta varrosin të gjallë për 3 ditë, por gjendet i vdekur në gropë

Varri i pastorit

James Sakara, pastori i një kishe në Zambia, në Afrikë, u gjet i vdekur pasi kërkoi që të varroset i gjallë në tokë, sepse besonte se do të ringjallej dhe të kthehej në jetë pas tre ditësh, si Jezusi.

Pastori 22-vjeçar kërkoi që të varrosej i gjallë dhe të lihej brenda arkivolit për tre ditë, duke besuar se do të ringjallej si Jezu Krishti. Ai mori tre anëtarë të Kishës së tij për ta ndihmuar që të hapnin një varr, kërkoi që t’i lidhnin duart dhe ta varrosnin të gjallë.

Por në vend që pas tre ditësh të kthehej në jetë, Sakara u gjet i vdekur nga anëtarët e Kishës Sion, të cilët shkuan pas tre ditësh dhe vëzhguan me kuriozitet nëse udhëheqësi i tyre e kishte përmbushur premtimin.

Ritualet shpirtërore nuk dhanë efekt dhe tashmë, njëri prej asistentëve të tij është dorëzuar në polici, ndërkohë dy të tjerët janë në arrati.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen