Beteja e mjekëve tanë me koronavirusin dhe SaliVirusin

Beteja e mjekëve tanë me koronavirusin dhe SaliVirusin

Ilir Meta dhe Sali Berisha

Ka gati një muaj që ndaj autoriteteve shëndetësore të vendit që mbulojnë epidemiologjinë, është zhvilluar një betejë poshtëruese, për të ulur besueshmërinë e tyre dhe për t’i konsideruar gati kriminelë, që po fshihnin të vërtetën për koronavirusin.

Sot, kur ne kemi dy të sëmurët e parë zyrtarë, me gjurmë të qarta infektimi nga Italia dhe të futur në Shqipëri në mënyrë të vetëdijshme, sistemi shëndetësor reagoi.

Sali Berisha, Tritan Shehu, Ilir Meta, Petrit Vasili dhe disa media zëdhënëse të tyre, kanë më shumë se një muaj që terrorizojnë shqiptart me lloj lloj teorish konspirative, pse Shqipëria po fsheh të sëmurët, biles dhe të vdekurit, sipas Sali Berishës.

Sot, kur ne kemi të sëmurët e parë, është e qartë se këta janë të parët dhe po aq e qartë se nga ka ardhur virusi i tyre. Është ekzaktësisht ajo që kanë thënë çdo ditë autoritetet shëndetësore në vend.

Por mbi të gjitha, sot është e qartë se kush ka gënjyer dhe ka terrorizuar shqiptarët në më shumë se një muaj.

Sot banda e kasandrave, në vend që të kërkonin falje për terrorin mbi një mujor, filluan të terrorizojnë shqiptarët në ditën e tyre më të keqe psikologjikisht, duke inkurajuar rebelim të të prekurëve, duke publikuar me ekranet e pagura të tyre pamje gjoja “dramatike” të kushteve në spitale, që në fakt nuk ishin aspak të tilla, dhe akoma më keq, duke tentuar të deformojnë dhe orgjinën e virusit të “pacientit zero”.

Sot është dita kur ata humbën betejën e tyre politike me autoritet e shëndetësisë në vend, dhe dita kur shqiptarët duhet të kuptojnë se kë duhet të dëgjojnë për të përballuar këtë betejë, e cila është më shumë psikologjike, se sa shëndetësore.

Dhe për ta çuar deri në fund betejën e tyre kundër autoriteve shëndetësore, sot edhe presidenti shpalli një Task Forcë të tij, që njerëzit të mos raportojnë në numrin e urgjencës, por në numrin e Ilir Metës.

D.m.th tani kemi një Task Forcë qeveritare, një Task Forcë të Ilir Metës, një Task Forcë të Sali Berishës, e kështu me radhë.

Me sa duket, kundërshtarët e qeverisë mendojnë se kjo fushatë, njësoj si ajo e tërmetit, mund t’i japë më shumë autoritet Qeverisë nëse e përballon me sukses, dhe duan të përfshihen si “Qeveri më vete” në këtë histori, me shpresë që të sabotojnë autoritetet shëndetësore

Dita e sotme provoi se Sali Berisha, Ilir Meta dhe të tjerë që po tentojnë të bëjnë “shtet paralel” dhe për koronavirusin, kanë tentuar të ngjallin terror për dy muaj, duke shpikur të sëmurë dhe të vdekur nga koronavirusi, me një ankth të madh që ai s’po vinte vërtet.

Tani që erdhi, Sali Berisha ka filluar numëron mbi 300 të vdekurit e Italisë, duke i kthyer në parashikime për Shqipërinë, me shpresë që do trembë shqiptarët.

Shpresoj që këtu të mos ketë asnjë të vdekur, por dhe nëse larg qoftë ka ndonjë viktimë, shifra do të jetë shumë larg 3000 të vdekurëve prej presidentit Berisha më 1997, 26 të vdekurve prej Shkëlzen Berishës më 15 mars 2008 dhe 4 të vdekurve prej kryeministrit Berisha më 21 janar 2011.

Ata ndërruan jetë nga SaliVirusi në politikën shqiptare, pa pasur asnjë epidemi, përveç virusit të një njeriu që mendon se vdekja është e vetmja rrugë që ai të ketë pushtet./ tema

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dangellia: 11/03/2020 09:10

    Po ky esht kriminel qe do vleresohet nga historia se drejtesia si beka gje ketij dhe jo vetem po ne ate drejtesi duam te filloj punen qe nga 1990 kur ky kriminel lyejti duart me gjak per her te par .....eh sa mekate ka ky !?

    Përgjigju
  • lom deliu: 10/03/2020 09:49

    po coramavirusin e harruat. po beheni qesharak kesaj i thone Stambolii digjet...... kuptohet qe jeni paranojak deri sa ju intereson sheri e jo epidemia

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Rrahu vajzat dhe gruan, arrestohet 44-vjeçari shqiptar

Greqi/ Rrahu vajzat dhe gruan, arrestohet 44-vjeçari shqiptar