'Beteja ime sapo ka filluar ...', reagon sërish Saimir Tahiri

'Beteja ime sapo ka filluar ...', reagon sërish Saimir Tahiri

Vetëm pak minuta pas la ambientet e Krimeve të Rënda ku mori një dënim me 5 vite burg dhe që gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 3.4 vite burgim, ish ministri i Brendshëm ka reaguar sërish. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Saimir Tahiri ka shkruar se për të kjo është vetëm një fillim beteje.

Ndër të tjera ai ka përsëritur edhe fjalët që tha pasi doli nga Gjykata e Krimeve të Rënda, ku sipas tij këta të fundit as nuk i thanë dot që është i pafajshëm dhe në këtë mënyrë po e dënojnë.

"Nuk te themi dot qe je i pafajshem, kshuqe po te denojme pak fare....keshtu e kuptova sot. Beteja ime sapo ka filluar  Faleminderit te gjitheve per mbeshtetjen" ka shkruar Tahiri.  

Gjykata e dënoi me 5 vite burg për këtë akuzë të re që në gjuhën juridike quhet, kualifikim i veprës penale. Por me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 3.4 vite burgim. Gjykata vendosi ta konvertojë këtë dënim në 3 vite shërbim prove, periudhë në të cilën nuk duhet të kryejë asnjë vepër penale. Po ashtu, për 5 vite, ish-ministri nuk duhet të kryejë funksione publike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?