SIRI- Luftimet mes forcave kurde dhe militantëve të ISIS janë ashpërsuar së tepërmi pas tre ditë luftimesh në qytetitn sirian, në kufi me Turqinë, Koban. Ndërsa për herë të parë mbi qytet është ngirtur dhe flamuri i zi i militantëve islamik, mësohet se këta të fundit kanë vënë nën kontroll dhe kodrën Mistenur, nga ku mund të bombardohet i gjith qyteti.

Flamuri i zi, me shkrime kuranore të bardha, është vendosur për herë të parë mbi një godinë të qytetit me mazhorancë kurde, Koban. Ndërsa vetë ushtarët kurd të YPG, që po mbrojnë qytetin tragjikisht për ditë të tëra, u bëjnë apel ndërkombëtarëve edhe për ndihmë tokësore. Pasi gjendja e Peshmengas është rënduar si në mangësi në njerëz ashtu edhe në municione.