Berisha ‘vulos’ përçarjen e opozitës në Kukës, nxjerr kandidat nga primaret! PS në garë me Albert Halilajn, PD e ndarë dhe pa konsensus

Një muaj larg garës për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie në Kukës, Rithemelimi do t’i nënshtrohet proçesit të primareve për të përzgjedhur kandidatin.

Tashmë nuk ka më dilema. Opozita do të shkojë e përçarë edhe në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Kukësit, duke e ndarë votën mes dy kandidatëve.

Burime bëjnë me dije se këtë të mërkurë, PD e drejtuar nga Sali Berisha do të mbledhi kryesinë për miratimin e kanidaturave që do t’i nënshtrohen proçesit për kryetar bashkie në Kukës si dhe caktimine datës për zhvillimin e primareve. Në listë është edhe Admir Sinamati, I cili kandidoi në zgjedhjet e 14 majit. 

Për këto zgjedhje forcat politike kanë afat deri me datë 1 shtator për tu regjistruar në KQZ si subjekte zgjedhore. Ndërsa kandidatët jo më vonë se data 8 shtator ndërkohë që në Kukës kanë filluar të përfliten emrat e mundshëm për kandidat nga PS dhe Rithemelimi i PD-së zyrtare.

Partia Socialiste  ka zgjedhur kandidat Albert Halilajn, ndërsa PD zyrtare e drjetuar nga Lulzim Basha ka evidentuar si figrë të mundshme Arif Rexhmatin kreun e PD, Kukës. Më herët dega e PD në Kukës ka bërë thirrje që në këto zjgedhje PD të jetë e bashkaur dhe jo e ndarë.

M.T/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vlora Kremton Krishtlindjet, mesazhi i At Kostandinit për dashuri e paqe

Vlora Kremton Krishtlindjet, mesazhi i At Kostandinit për dashuri e paqe