Manja: Shpërndarje parlamentit? Absurde ta mendosh! Përgjigjet Meta: Do e bëj populli, unë vetëm do e firmos (VIDEO)

KORÇE-Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja i kërkon Presidentit të Republikës Ilir Meta që t'i bindet Kuvendit dhe Kushtetutës. Paralajmërimit të kreut të shtetit dje se do të kthejë ligjin për Gjykatën Kushtetuese që i heq betimin e gjyqtarëve, Manja iu përgjigj duke i thënë se nëse kthen dekretin, shumica do ta rrëzojë në Kuvend. Presidenti e cilësoi dje fyerje dhe ofenduese miratimin e ligjit që i hoqi kompetencat për betimin e Kushtetueses një ditë para se të vinte në Tiranë Komisioni i Venecias, për të cilin theksoi se do e rikthejë në parlament për rishqyrtim. Pak ditë më parë Ilir Meta u shpreh se 'Kuvendi duhet të vetë shpërndahet'. I pyetur nëse shumica i trembet një dekreti të Presidentit për shpërndarjen e parlamentit, Manja e cilësoi si absurde dhe tha se do ishte atentat ndaj kushtetutës.

Prononcimi i plotë i Ulsi Manjës nga Korça
Presidenti ka paralajmëruar se nuk do ti dekretojë ndryshimet në ligjin për gjykatën Kushtetuese në lidhje me betimin e gjyqtarëve, cfarë do të bëjë mazhoranca?
Në fakt unë jam njohur dje me deklaratën e Presidentit të Republikës dhe me erdhi keq që presidenti zgjodhi të bëjë një deklaratë të tillë në një ditë shumë të rëndësishme për shqiptarët. Dje ishte konferenca e donatoreve ku Shqipëria mori mbështetjen e miqve dhe partnerëve lidhur me fatkeqësinë natyrore të datës 26 nëntor dhe nuk me erdhi mirë që presidenti me një deklaratë të tillë në Tiranë kërkoi të eklipsonte një konferencë të jashtëzakonshme për shqiptarët dhe unë gjej rastin të falenderoj donatorët dhe kryeministrin. Për presidentin e kam të qartë përgjigjen kjo mazhorancë do të zbatojë Kushtetutën, ligjet e vendit dhe rregulloren e kuvendit. Nëse presidenti në vazhdën e shumë ligjeve që nuk i dekreton dhe ja kthen përsëri kuvendit, kuvendi do të rrezojë dekretin e presidentit.

Presidenti theksoi se ju nuk pritët as mendimin e komisionit të Venecias, para se të ndryshonit ligjin, pse morët këtë vendim?
Presidenti me qellim ose jo nuk ju referua dje se kur është depozituar nisma në Kuvendin e Shqipërisë. Nisma për ndryshime në ligjin e gjykatës Kushtetuese është depozituar në kuvendin e Shqipërisë në 6 dhjetor të vitit 2019, kuvendi u shpërnda në 18 dhjetor të vitit 2019 sepse u mbyll sesioni i vjeshtës dhe rifilloi punën sipas rregullores se kuvendit në 20 janar dhe projektligji që në miratuam në kuvendin e Shqipërisë kaloi në të gjitha filtrat dhe procedurat parlamentare dhe ishte një ndryshim normal, ishte një mekanizëm për zhbllokimin e një situate konfliktuale sic është rasti i betimit të anëtarëve të gjykatës Kushtetuese.

Absolutisht nuk ka lidhje me vizitën e komisionit të Venecias, këtë e trajtuam dhe me takimin e komisionit te Venecias, ishte njË kocidencË e rastit sepse nisma kishte mbi dy muaj që ishte në kuvendin e Shqipërisë, presidenti qëllimisht i ngatërron këto gjera. Nuk ja mohon kushtetuta te drejtën e dekreteve presidentit edhe në rastin e ligjit për gjykatën Kushtetuese presidenti është i lirë të ushtrojë atributin e vet kushtetues, ta dekretojë ose jo por nuk ja lidh dot duart parlamentit në një republike parlamentare për të miratuar ato ligje për të cilat është votuar parlamenti. Presidenti mund të ketë parasysh shumë gjëra por duhet ti referohet nenit 1 të Kushtetutës se Shqipërisë, Shqipëria është republikë parlamentare.

Presidenti është një institucion kushtetues që buron nga kuvendi i Shqipërisë dhe është i detyruar si cdo institucion tjetër ti bindet kushtetutës dhe ligjeve të vendit. Presidenti do të duhet ti kthehet pozicionit të tij kushtetues, simbol i unitetit të kombit dhe unë mendoj se Ilir Meta si president me keto trajektore dhe sjellje politike që ka patur ne vijimesi qe ne janarin e vitit 2019 dhe me anulimin e zgjedhjeve vendore por dhe me rasti e fundit që ka të bëjë me gjykatën Kushtetuese unë mendoj e presidenti e ka humbur rolin e tij si simbol i unitetit te kombit.

Ilir Meta sot është opozita e vendit, me sjelljen e vet politike po luan rolin e opozitës. Ne si mazhorancë për sa kohë do të jetë në atë funksion do e respektojmë si president i vendit por kjo nuk do të thotë që kuvendi mos analizojë dhe te trajtojë sjelljen e presidenti të republikës shkeljen e Kushtetutës. Nëse presidenti ka probleme të natyrës kushtetuese si cdo institucion, është i lirë ti drejtohet gjykatës Kushtetuese.

A mund të shpërndajë Presidenti Parlamentin?
Presidenti është në një procedure shkarkimi ne kuvendin e Shqipërisë, është brenda afateve që ka përcaktuar kuvendi. Lidhur me shpërndarjen e parlamentit nga ana e presidentit, edhe në këtë rast Kushtetuta e ka bërë të qartë se në cilat raste shpërndahet parlamenti, është dicka absurde ta mendosh, besoj do te ishte shkelja më e rënde, atentati më i rëndë që mund ti bëhet kushtetutës së vendit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:19
Presidenca i përgjigjet Manjës: Parlamenti do shpërndahet, por nga populli... Meta vetëm do e firmosë

Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka paralajmëruar se do të ketë dekrete të tjera nga kreu i shtetit, sipas së cilit do të "shpartallojnë grushtin e shtetit". Në përgjigje të deklaratës së bërë nga deputeti socialist, Ulsi Manja nga Korça, Blushi shprehet i bindur  se parlamenti do të shpërndahet me kërkesë të popullit dhe se Meta vetëm do e firmosë. 

"Parlamentin do e shpërndajë populli. Presidenti vetëm do zbatojë vullnetin e tij. Dhe dekretin për kthimin e ligjit për grushtin e shtetit do e vendosë populli. Presidenti vetëm do e firmosë në emër të tij. Do ketë disa dekrete për shpartallimin e grushtit të shtetit. Bëni durim! Dekretet do t’i zbatojë populli shqiptar", shkruan Blushi.  

Pak ditë më parë Ilir Meta u shpreh se 'Kuvendi duhet të vetë shpërndahet'. I pyetur nëse shumica i trembet një dekreti të Presidentit për shpërndarjen e parlamentit, Manja nga Korça e cilësoi si absurde dhe tha se do ishte atentat ndaj kushtetutës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KUR DO MERREN TE PANDEHUR KTA KRIMINELE: 18/02/2020 22:40

    Sa Thase mbushur me Patenta Nderkombetare shiti ato pak muaj kur ishte kryeminister 1-Patente Nderkombetare (Natyrishte Fallso) qe kushtonte 100 $ i shiti shqiptareve 1000000 -Miljon apo 3-Miljon x 100$ sa behen ? = Vilate e Lalzit mbase pastaj mso te llogaritim fare Videot e Priftit qe vrave si Deshmitare , ashtusi mentori jot i krimit ne pushtet berisha vrau Deshmitarin Trebicka ne Afere e Gerdecit . Jeni si vllezrit siameze te dy . vjedh njeri shtetin tjetri Thesarin . Po me pasaportat qe i bete gjasme biometrike ? Serveri i serbeve nga Viena gjasme ishin Austriake ,miqt e mafiozit Fazllic qe i ropet perseri shqiptareve Miljona e bet Vilat e ardhes; POR DUHET THEKSUAR -SE I DEFORMUAT FYTYRAT TIPARET SHQIPTAREVE DUKE I PARAIT NE FOTO SI RRACE ARABE ? BENI KRAAHSIMIN E FOTOVE TE PASAPORTAVE TE BASHES ISH MB ME FOTO E PASAPORTAVE NORMALE OSE TE BERA DIKU TJETER ? UN VET E KA FUXUAR KTE FAKT : PRA KTA MASKARENJE JOBVETM KANE BERE KRIME KANE VJEDHUR SHTETIN E SHQIPTARET POR KANEFALLSIFIKUAR GJITHCKA : META JOVETEM PATENTAT NDERKOMBETARE (QE MUNDET NGA BOTA TE MARRI GJOBA MARRAMEDESE SOT ) DHE BASHA PER FOTOT E DEFORMUARA NE PASAPORTAT BIOMTRIKE ( NGA DREJTESIA SHQIPTARE SOT ) KTO RASTE DUHET TI SHTOHE PATJETER HETIMIT TE VEPRIMTARISE KTYRE MASKARENJEVE QE DUHET TE MARRIN DEIMIN KAPITALE ME POSHTERSITE KUNDER SHQIPERISE E SHQIPTAREVE

    Përgjigju
  • Tosi: 18/02/2020 20:09

    Vetem sharebajgat e haremit veror te Jales mund te vijne prapa se i bere deputete me shkolle te mesme mesatare 6 si Kejdi dhembcakallen, o sa gjynafe i ke bere ketij populli ti mor Habib burgiba I Shqiperise, ska me te tretur dheu, do japesh llogari para ketij populli

    Përgjigju
  • Astriti: 18/02/2020 18:14

    shoku im ti je per nje tufe dele, ne 2006 me more 5000 €uro per te me liruar X5-n e me ne fund nuk pate bythe te e besh se u perplase me nje drejtor policie, e ti kete e di mire.

    Përgjigju
  • Raul: 18/02/2020 16:28

    Po kush popull te vjen prapa ty or Habib Burgiba, po pse populli do shkoje pas Nafije dybekut te leshitlikes dhe Flamur Herman Geringut jo juve jeni te mbaruar zgjedhjet e 2021 e nxjerrin perfundimisht leshielikes dhe Nafije Fallxhoren nga politika ,asnje vote nuk merr fallxhorja horoskopike.

    Përgjigju
  • petriti: 18/02/2020 14:38

    Nese President,do te ishte ndonje figure tjeter politike me me besueshmeri,ndoshta do te kishte popullin ne krah.Por,Ilir Meta eshte i gabuari,nuk ka besueshmeri.

    Përgjigju
  • Meta: 18/02/2020 14:31

    Tentimin qe provuat nga shkurti 2019 edhe pse zgjati duke pesuar vetem renie,deshtoi! Ne fund, planifikuar,paguat,mashtruat e genjyet militant e delirant tuaj, nuk ju doli pa s'ju doli.Tash marrezisht mendon e flet se, do shperndash Kuvendin?!Po si ore! e dine ti se as nuk je kompeten,Nuk eshte Shqiperia Republik Presidenciale!

    Përgjigju
  • Ela: 18/02/2020 14:03

    Mos e zere fjalen popull ne gojen tende te ndyre z.President,keto perralla thuaji me trularaskat e LSI jo me popullin mbasi te njeh shume mire se kush je,nje kryehajdut e kryemafjoz,nje hileqar e intrigant ordiner,nje njeri tejet i lig per te mbajtur ate detyre fisnike.

    Përgjigju
  • Ani: 18/02/2020 13:59

    Po a e ke pyetur ndonjehere popullin ti se sa te mbeshtet,provoje dhe do shikosh ti dhe fallxhorja jote ordinere dhe do merni ju nje mesim te mire nga ky popull ore pleher prsident.

    Përgjigju
  • ilir PIXGA: 18/02/2020 13:53

    O ilir fundërrina po të djeg toka nën këmb o jashqitje kombit. Litari po të mblidhet keq o dreq.

    Përgjigju
  • ERP: 18/02/2020 13:50

    Pjesa derrmuese e popullit do fluturoje nga gezimi kur te te shohe ty pas hekurave o qelbesire. Te jesh i sigurte per kete. Turp per ne te jesh ti President

    Përgjigju
  • Ilo: 18/02/2020 13:24

    Po' kush je ti o by... ire qe flet ne emer te Popullit apo te iken leket qe merrje muaj per muaj nga Golden, turp palo president.

    Përgjigju
  • Xyz: 18/02/2020 13:15

    Pa u shkarkur ti parlamenti nuk shperndahet o maskara.

    Përgjigju
  • Populli: 18/02/2020 13:12

    Po kercenon ky hajdut me ze e figure! Prokuroria duhet te hapi same pare hetim per ket gangster.

    Përgjigju
  • Tironci: 18/02/2020 13:10

    Nga cili popull o bandit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Nuk u shpall fituese e Festivalit të Këngës, reagimi i Elvana Gjatës: 10 herë bie, 11 do ngrihem

Nuk u shpall fituese e Festivalit të Këngës, reagimi i Elvana Gjatës: 10 herë bie, 11 do ngrihem