Report Tv reportazh në Hajmel/ 250 banorë vendosin në skenë ‘Betlehemi i gjallë’, shfaqje e mahnitshme e ritualit të Krishtlindjes

“Betlehemi i gjallë”, një shfaqje teatrale në natyre, prane famullise së Hajmelit u ndoq me interes nga dhjetëra vizitorë vendas e të huaj.  Regjisorë dhe aktore amatore të shfaqjes brilante janë vetë banorët dhe priftërinjtë e zones.

 “Kur njerëzit bëhen bashkë arrijnë gjëra të mëdha”, tha prifti Leonard Gjonaj, duke shtuar se pergatitjet kane nisur qe në muajin tetor.

Që nga fëmijët e deri tek të moshuarit, në kasolle të vogla prej druri dhe kashte janë vendosur në role. Pranë vatrave të zjarrit improvizojnë zanatet e lashtësisë, si rrahjen e hekurit, poçerinë, bluarjen e miellit, krijimin e kandilëve të dritës, mprehjen e shpatave, apo mjekimin e plagëve të të sëmurëve me lebrozë. Në të njëjtën kohë, interpretohet rrugëtimi i Marias dhe Lindja e Jezusit fëmijë.

Në këtë teatër magjik takojme Arqipeshkvin e Tiranës, Imzot Arjan Dodaj i cili e sheh “Betlehemin e Gjalle” ne Hajmel, si devocion ndaj Krijuesit.

“Në këtë fshat shumë familje i janë bashkuar ftesës së fretërve kapuçin për të rikthyer kohën e lindjes së Jezu Krishtit, njësoj si 2023 vite më parë. Këta njerëz kanë mundur indiferentizmin ku është zhytur shoqëria e sotme dhe janë bërë bashkë në misionin frymëzues”, shprehet Ipeshkvi.

Për fëmijët kjo është festë, por edhe një dëshmi se si ata mund te angazhohen për vepra t¡ mira.

“Me ndihmën e prindërve kemi punuar për të bërë këtë vend. Marr pjesë cdo vit këtu, bëj rolin e bariut dhe më pëlqen shumë”, tha një fëmijë.

“Betlehemi i Gjalle” vjen si mesazh paqeje dhe dashurie. Është tradite e hershme e katolikëve, frymëzuar nga ajo që Shën Françesku ndërtoi në 1223 në Romë, ku ende sot ruhet vendi ku u realizua skena e parë e Lindjes së Krishtit. 

SI.E./B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille