Beyonce 'i vjen në majë të hundës'
me tradhtitë e Jay-Z, do divorcin

Beyonce 'i vjen në majë të hundës'<br />me tradhtitë e Jay-Z, do divorcin
Beyonces i ka ardhur në majë të hundës me marrëdhëniet jashtëmartesore të bashkëshortit të saj Jay-Z, prandaj së shpejti do bëjë publik lajmin e ndarjes, duke i dhënë fund kështu martesës së tyre 7-vjeçare dhe marrëdhënies gati-17 vjeçare.

Burime për Radar Online kanë konfirmuar se çifti prej vitesh po kalon një krizë, gjë që është bërë publike edhe në media dhe diskutimet mes tyre kanë ardhur kryesisht si pasojë e tradhëtive të reperit.

Mbretëresha e muzikës pop është lodhur së u shtiruri si e lumtur dhe prej 18 muajsh nuk ka dhënë asnjë intervistë, datë kjo që përkon me skandalin në ashensor mes reperit dhe motrës së këngëtares Solange.
beyonce
Artistja gjithashtu refuzoi të shkonte në eventin e VMA edhe pse bashkëshorti i saj kishte dëshirë të shkonte. Burime të afërta kanë rrëfyer se Beyonce ishte bërë histerike, ndërsa e kishte akuzuar se donte të shkonte atje prej Rita Orës. 

Çifit momentalisht po pushon në Itali me miq të përbashkët dhe vajzën 3-vjeçare Blue Ivy, ndërsa pritet që në fund të pushimeve Beyonce të lëshojë deklaratën bombastike, që me siguri do zhgënjejë pafund adhuruesit e çiftit.

Çifti i këngëtarëve janë dyshja më e paguar në industrinë e muzikës, prandaj dhe thuhet ta kenë shmangur divorcin për kaq shumë kohë. Kur janë bashkë, të dy gjenerojnë edhe më shumë të ardhura.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv