Vetëm pak kohë më parë në mediat e huaja u publikua një ndarje e mundshme mes çiftit të këngëtarëve Beyonce dhe Jay-Z.
Por mesa duket diçka e tillë nuk është e vërtetë pasi vetë këngëtarja është prononcuar se nuk ka ndërrmend të ndahen nga Jay-Z, madje dëshiron një fëmijë tjetër prej tij.
“Ata nuk janë duke u ndarë. Beyonce në fakt dëshiron ta zgjerojë familjen. Problemet e çiftit raportohet se kanë ardhur për shkak të presionit të shtuar të tyre në detyrën si prindër, që janë probleme të zakonshme për çdo prind,”- është shprehur burimi pranë tyre.
Gjithashtu ai ka shtuar se këngëtarja dëshiron të ketë më shumë kohë për të qëndruar së bashku me bashkëshortin e saj dhe vogëlushen e tyre Blue Ivy.

Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com