Mbi 200 foto pa photoshop të Beyonce, janë publikuar nga fansat e saj, si një mënyrë për të treguar që ylli i muzikës pop është një njeri prej mishi e gjaku, si gjithë të tjerët, teori kjo që është vënë shpesh në pikëpyetje nisur nga performancat madhështore të këngëtares dhe nga zerot e pafundme të arkëtuara në llogarinë e saj bankare.
Superstarja 33-vjecare shfaqet në fotografitë e publikuara me makeup të rënduar dhe me puçra në fytyrë.
Kanë qenë të pafundme reagimet e dashamirësve të këngëtares por jo vetëm.
Shumë e kanë kritikuar për pamjen e saj dhe për faktin se Beyonce gjithnjë ka predikuar bukurinë e brendshme dhe dashurinë për veten, por mesa duket ajo vuan nga komplekse lidhur me fizikun e saj, si të gjithë të tjerët.
Ndërkohë që adhuruesit e këngëtares vazhdojnë t’i qëndrojnë besnikë mendimit se mbretëresha e muzikës pop, është e mrekullueshme si fizikisht edhe shpirtërisht.
Epo, me adhuruesit që ka Beyonce, do vazhdojë të qëndrojë në krye të klasifikimeve me muzikën e saj, për një kohë shumë, shumë, shumë të gjatë…
Redaksia online
(m.p/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO