Beyonce po pret
një vëlla për Ivy Blue?

Beyonce po pret<br />një vëlla për Ivy Blue?
Mediat e huaja jo vetëm që kanë konfirmuar shtatëzëninë e Beyonces, por mendohet që fëmija i saj i dytë do të jetë djalë.

Tek këngëtarja janë vënë re të njëjtat shenja si në shtatëzëninë e parë me 3-vjeçaren Ivy Blue.

Përveç të tjerave ajo ka anuluar performancën në Antwerp, Belgjikë në ditën e sotme.

Flokët po i mban natyrale të palyera, dieta ka ndryshuar dhe ajo është veshur me buzëqeshjen e dëlirë.

beyonce

Dyshimet për shtatëzëninë e saj janë ndezur në eventin Met Gala.

Ndërsa në një edicion të Goodmorning America Beyonce ka thënë publikisht që vajza e saj ka më shumë nevojë për shoqëri.

Beyonce është specialiste në mbajtjen e sekreteve deri në momentin e duhur, ndaj nga ana e saj nuk ka asnjë konfirmim përveç burimeve të afërta të çiftit.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois