Biba: Demokracia vetë shkatërruese
politika tradicionale e neveritshme

Biba: Demokracia vetë shkatërruese<br />politika tradicionale e neveritshme
Nisur nga zgjedhjet në SHBA, kryetari i ri i KQZ, Denar Biba shprehet se politika tradicionale është bërë e neveritshme.
 
Sipas tij, edhe në shoqëri të konsoliduara si ato në SHBA, Britani etj po votohet në nivele të larta nën ndikimin e frikës dhe jo të arsyes.
 
Biba thotë se elitat historike po përjetojnë nivelet me të ulëta te besimit të popullit, mes atyre që qeverisin dhe atyre që qeverisen hendeku është masiv.
 
Statusi i plotë i Bibës
“Për fat te keq, edhe ne shoqëri të konsoliduara si ato ne SHBA, Britani etj. po votohet ne nivele te larta nen ndikimin e frikës dhe jo te arsyes.
 
Qytetare qe zgjedhin t'iu bashkohen liderëve qe ndajnë; anatemojnë te huajin, nxisin paranojat dhe përfitojnë nga nevoja instiktive e votuesve për siguri. Demokracia po behet vetë shkatërruese...
 
Elitat historike po përjetojnë nivelet me te ulëta te besimit te popullit. Mes atyre qe qeverisin dhe atyre qe qeverisen hendeku është masiv.
 
Politika tradicionale është bere e neveritshme. Ne këto rrethana, nuk është çudi qe individë jokonvencionale penetrojnë deri ne krye. Fatet e popujve janë në dorë të fatit, tashmë.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'PD ka më shumë frikë nga të vetët', Bamir Topi: Mazhoranca ka strukturë të qëndrueshme elektorale! Rama luan në fushë të madhe

'PD ka më shumë frikë nga të vetët', Bamir Topi: Mazhoranca ka strukturë të qëndrueshme elektorale! Rama luan në fushë të madhe