TIRANË – Dy persona mbetën të vdekur dhe 7 të tjerë u plagosën rëndë pasi automjeti me të cilin udhëtonin një fuoristradë përfundoi rreth 80 metra në humnerë. Ata ishin duke u kthyer nga kantieri për ndërtimin e rrugës, ku 9 punëtorë udhëtonin në një fuoristrade "Mercezes Ml" me kapacitet 5 persona.
Ngjarja ndodhi në segmentin rrugor nga Liqeni i Bovillës në Zall Herr, kur 9 persona pjesëtarë të një grupi punëtorësh që punojnë për ndërtimin e një rruge rurale mes Krujës dhe Tiranës, ktheheshin në banesat e tyre. Petrit Bilja 44 vjeç, i cili është edhe shoferi që drejtonte mjetin fuoristradë Mercedez- Benz me targa AA 046 mbeti i vdekur bashkë me kushëririn e tij, Zyber Bilja, 24 vjeç.
Të plagosurit janë Ylli Celami, Durim Hida, Avni Bilja, Durim Celami, Beqir Celami dhe Sinan Sala. Menjëherë pas njoftimit të marrë për aksidentin e rëndë në drejtim të vendit të ngjarjes, që ndodhet rreth 12 km nga Kamza, u nisën efektivë të policisë, zjarrfikës si dhe disa autoambulanca. Po ashtu banorë të zonës mbërritën në vendin e ngjarjes, për të ndihmuar të plagosurit.
Të parët drejt Spitalit të Traumës, u nisën Zyber e Petrit Bilja, por ata nuk mundën të mbijetonin për shkak të plagëve të rënda. Ndërkaq të plagosurit e tjerë, janë nxjerrë me vështirësi nga humnera, ndërsa operacioni i nxjerrjes së tyre nga policia zjarrfikësit dhe mjekët e urgjencave qe i vështirë. Dyshimet e policisë për shkakun e ngjarjes, flasin për humbje të drejtimit të automjetit, nga shoferi i tij, Petrit Bilja.
Nga të dhënat paraprake mësohet se automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë. Sipas policisë, dyshohet se pesha e madhe e mjetit, për shkak se në të kishte 9 persona si dhe humbja e mundshme e vëmendjes mund të kenë shkaktuar aksidentin.
Hetuesit kanë marrë kampione të gjakut të dy personave që mbetën të vdekur për të kuptuar nëse shoferi kishte konsumuar alkool apo jo. Po kështu pritet të kryhet edhe një akt ekspertim për të përcaktuar edhe gjendjen teknike të mjetit.

(Makina 80 metra poshtë në humnerë)

(Majtas, humnera ku u rrëzua makina me 9 persona)
ORA 18:56 9 persona të përfshirë në aksident
Në aksident janë përfshirë 9 persona nga fshatrat në zonën pranë Liqenit të Bovillës të cilët po udhëtonin drejt Zall Herrit. Ata udhëtonin në një automjet fuoristradë tip "Mitsubushi" me karroceri. Ata po ktheheshin pasi kishin punuar gjatë ditës në tokat, ku kanë banuar para se të zhvendoseshin në zonat afër Tiranës.

(Forcat e policisë në vendngjarje)

(Policia, ambulanca, zjarrfiksja dhe grupi hetimor ne vendngjarje)
ORA 17:45 Identifikohen viktimat dhe të plagosurit
Policia ka identifikuar personat e mbetur të vdekur dhe të plagosur në aksidentin e rëndë pranë Liqenit të Bovillës. Dy të vdekurit janë Zyber dhe Petrit Bilja nga Bathorja.
Të vdekur:
Zyber Bilja, 24 vjeç
Petrit Bilja, 40 vjeç
Të plagosur:
Ylli Celami,
Durim Hida, 30 vjeç
Avni Bilja, 28 vjeç
Durim Celami, 33 vjeç
Beqir Sala, 65 vjeç
Bajram Mullai
Persona e plagosur janë dërguar për ndihmën e parë në Spitalin Ushtarak.
/Shqiptarja.com

VIDEO