Bie numri i duhanpirësve, eksperti i kontrollit flet për Report Tv: Shifrat nuk janë të vërteta

Bie me 10%  numri i duhanpirësve në vendin tonë. Sipas anketës së INSTAT në vitin 2008, numri i duhanpirësve ka qenë 43% e popullsisë, ndërsa në vitin 2018 kjo shifër ka rënë në 35%. Bie në sy që këtë dhjetëvjeçar është rritur me 1% numri i grave që tymosin. Por nga ana tjetër, Roland Shuperka, një prej figurave më të njohura në luftën kundër duhanit, e hedh poshtë këtë raport duke u shprehur se nuk ka ulje të numrit të duhanpirëse. 

“Unë i kontestoj këto shifra edhe pse ky studim njihet ndër studimet më të mëdha që është me 1.6 milionë euro financim. Nga 100 femra vetëm 5 pinë duhan, pra jep nivele të tilla të ulëta të duhanpirjes, duke thënë që është ulur niveli I duhanpirjes dhe është ulur me 31% importi i duhanit. Nuk janë të vërteta këto gjëra” tha eksperti i kontrollit të duhanit.Sipas Shuperkës, raporti bazohet edhe tek rënia e importit, por sipas tij ky nuk është tregues pasi është rritur tregtimi informal dhe kontrabanda e cigares. 

“Ulja e importit është nga tregtia e paligjshme. Në qoftë se themi se janë bërë politikat, që janë rritur çmimet, që janë rritur akcizat e duhanit, ju po të dilni në rrugët e Tiranës, do të gjeni paketa që shiten vetëm 50 lekë” shton ai. Duhanpirja është një nga shkaqet kryesore të vdekshmërisë në të gjithë vendin, ndërkohë që shifrat e dala nga Check Up tregojnë rritje të sëmundjeve shkaktuara nga konsumi i duhanit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë