Ekonomia shqiptare po largohet nga prodhimi dhe po fokusohet në tregti, turizëm e ndërtim. Ky trend konfirmohet edhe nga të dhënat e fundit të INSTAT sa i takon anketës së ndërmarrjeve për vitin 2023, ku është ulur numri i bizneseve të industrisë prodhuese e përpunuese, dhe është fuqizuar ndërtimi, turizmi dhe transporti e komunikacioni.
INSTAT thotë se deri në fund të vitit 2023 në vend operonin afro 117 mijë biznese në rritje me 3.4% krahasuar me vitin 2022, ku aktiviteti tregtar kryeson me numrin më të lartë të ndërmarrje, afro 35,7%. Në total janë mbi 41 mijë biznese në sektorin e tregtisë ose 487 më shumë se në 2022. Praktikisht një në tre sipërmarrje në vend merret me tregti.
Ndërsa ekonomia po bëhet më pak prodhuese, pasi ka 325 biznese më pak se në 2022-shin, është shtuar me 527 numri i kompanive të ndërtimit dhe me 525 janë shtuar sipërmarrjet në fushën e turizmit. Në Shqipëri janë 6296 biznese ndërtimi dhe 17.850 biznese në turizëm.
Sa i takon punësimit, numri punonjësve në fund të vitit 2023 ka arritur në rreth 560 mijë duke u rritur me 2,2%, krahasuar me vitin 2022.
“Prodhuesit e shërbimeve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në sektorët tregti, akomodim dhe shërbim ushqimor, transport dhe komunikacion dhe shërbime të tjera zënë 65,2 % të numrit të të punësuarve gjithsej”, thotë INSTAT.
Prej afro tre vitesh motorët kryesor të ekonomisë janë bërë turizmi dhe ndërtimi, të cilët kanë pasur impaktin më të madh të rritjes, kjo si rezultat i bumit të turistëve dhe rritjes së numrit të ndërtimeve.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.7%
-
Pak
12.1%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 1089
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kryeministri Rama inspekton investimin në Goricë dhe rrugën Berat-Ballaban! Pedonale, mbrojtje nga lumi Osum, unazë rreth kalasë e lidhje e lagjeve muze! Do zhvillojë turizmin
18 Mars, 15:06
-
Rritet numri i vizitorëve dhe i netëve të qëndrimit në strukturat akomoduese! Më shumë pushues nga Italia, Kosova e Gjermania
17 Mars, 16:45
-
Seanca e fundit para 11 majit/ Kuvendi boshatiset nga deputetët e opozitës, Kukësi ‘përplas’ PD-PS! Miratohet ngritja e Bankës Shqiptare të Zhvillimit
17 Mars, 07:05
-
Lugina e Patokut ‘magnet’ për vendasit e të huajt! Fundjavë në perlën e bregdetit shqiptar
16 Mars, 15:54
-
Kuvendi/ Të hënën seancë maratonë me 25 pika, do zgjidhen anëtarët dhe kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH! Diskutohet dhe Banka e Zhvillimit (RENDI+EMRAT)
15 Mars, 15:33
-
Shqipëria me rritjen më të madhe të turistëve nga Gjermania
13 Mars, 15:48
-
Shqipëria me rritjen më të madhe të turistëve gjermanë
13 Mars, 12:33
-
Hotelet nuk deklarojnë turistët/ Qeveria cakton referencën, në pranverë-verë shfrytëzimi minimal 65% i kapacitetit, vjeshtë-dimër jo më pak se 30%
12 Mars, 18:42
-
Papunësia ulet në nivel historik...Por 19% e grupmoshës 15-29 vjeç janë "përtacë"!
12 Mars, 15:09
-
Paga mesatare në vend arrin në 83 mijë lekë! Biznesi rrit deklarimin e pagave reale të punonjësve, por thellohet diferenca në pagesë midis privatit e shtetit
11 Mars, 16:58
-
Inflacioni në shkurt 1.9%, vijon shtrenjtimi i ushqimeve! Tkurret numri i bagëtive, shtrenjtohet mishi dhe bulmeti
10 Mars, 14:58
-
Të moshuarit 'mbysin' vetminë me rrjetet sociale! 75- vjeçarja për Report Tv: Facebook e përdor shumë, flas me fëmijët
9 Mars, 19:17