/ATSH/- Ndërsa punësimi në sektorin shtetëror në 5 vitet e fundit, 2010-2014 është ulur me 1%, rezulton me rritje në sektorin privat jo-bujqësor.
Nga viti 2010 në 2014-tën, sipas INSTAT, numri i punëkërkuesve të papunë të regjistruar në zyrat e punësimit ka rënë me 1,3 %.
Për vitet 2013-2014, në qarkun e Kukësit pati një rënie prej 2 % të të punësuarve në sektorin privat jo-bujqësor. Në qarqet e tjera ka një rritje që ndryshon nga 1 % në qarqet e Elbasanit dhe Shkodrës, në 27 % në qarkun e Dibrës.
Të rinjtë e moshës 15-24 vjeç në 5-vjeçarin e fundit përbëjnë 16 % të punëkërkuesve të papunë të regjistruar gjithsej, ku në qarqe të ndryshme shënohet rënie e numrit të të papunëve.
Kështu në qarkun e Shkodrës përqindja e të rinjve ndaj numrit të punëkërkuesve të papunë të regjistruar shënon tendencë në rënie dhe nga 22 % në vitet 2010-2011, zbriti në 13 % në vitin 2014. Në qarkun e Kukësit rënia vjet u llogarit me 2 % të të punësuarve në sektorin privat jo-bujqësor.
Në qarqet e tjera ka një rritje që ndryshon nga 1 % në qarqet e Elbasanit dhe Shkodrës, në 27 % në qarkun e Dibrës.
Për gjithë qarqet, përqindja që zënë femrat si kërkuese të punës është 51 %, por rezulton më e ulët në qarkun e Dibrës, mesatarisht 45 % dhe më e lartë në qarqet e Tiranës dhe Vlorës, mesatarisht 56 %.
Për periudhën 2010-2014, mesatarisht 55 % e punëkërkuesve të papunë të regjistruar janë me arsim fillor dhe 8- vjeçar, 29 % me arsim të mesëm të përgjithshëm, 12 % me arsim të mesëm profesional dhe 4 % janë me arsim të lartë. Përqindjen më të lartë të punëkërkuesve të papunëve me arsim fillor dhe 8-vjeçar e zë qarku i Lezhës me 59%.
Ndërsa punëkërkuesit e papunë me arsim të lartë janë më të shumtë në qarkun e Vlorës, me 10 %.
Në tërësi, përqindja e kërkuesve për punë me arsim të mesëm të përgjithshëm është më e lartë se ata me arsim të mesëm profesional në të gjitha qarqet.
Në 5 vitet e fundit mesatarisht në rang vendi, 61 % e punëkërkuesve të papunë të regjistruar janë afatgjatë me më shumë se 12 muaj.
Pesha që zënë punëkërkuesit e papunë afatgjatë në qarkun e Kukësit është më e ulët se në qarqet e tjera, mesatarisht 28 % dhe më e lartë në qarqet Fier, Gjirokastër dhe Shkodër me mesatarisht 72 %.
/Shqiptarja.com