Dy 'adoleshentët' nuk po bien rehat dhe 'spo e ndajnë dot mendjen nëse duan apo jo të qëndrojnë në një marrëdhënie bashkë.
Pikërisht tani që ne menduam se gjithçka kishte marrë fund mes të dyve dhe nuk ushqenin më ndjenja ndaj njëri tjetrit, dy zogjtë e dashuruar janë parë sërish në shoqërinë e njëri tjetrit në pishinën e një hoteli ku kanë qëndruar bashkë.
22 vjeçarja ka veshur një bluzë të zezë 'oversized' që mendohet të jetë e Justin dhe është parë të ulet në prehrin e tij.
Justin ka kontaktuar Selenën përsëri menjëherë pas ndarjes së saj me Zedd dhe kanë komunikuar bashkë që atëherë, thonë burimet e afërta me çiftin për Hollywood Life.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)