Një elektricist 50-vjeçar ka humbur jetën gjatë ditës së djeshme në Korçë. Ngjarja e rëndë ndodhur kur ai ishte duke punuar. Burime zyrtare nga policia e qytetit juglindor kanë bërë të ditur se, viktima është Besnik Qyraxhi, i cili humbi jetën pasi ra në kontakt me energjinë elektrike. Sipas policisë, Qyraxhiu, pas kontaktit me  korentin kishte marrë plagë të rënda, të cilave, nuk ka mundur që të iu shpëtojë dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spitalin e Maliqit. Policia ka nisur hetimit dhe ngjarja është klasifikuar si aksidentale.