Big Basta kritika për “Ku ka si Tirona”

Big Basta kritika për “Ku ka si Tirona”
Pas publikimit të këngës më të re nga Ermal Mamaqi dhe Dr.Flori, “Ku ka si Tirona”, kanë nisur komentet e para nga artistët. Një prëj tyre është edhe reperi Big Basta, i cili në një intervistë për gazetën “Panorama” e ka kritikuar këtë këngë. “Me Ermalin jemi miq dhe duke e njohur, jam i bindur që nuk ka qenë qëllimi i tij për t’u tallur me qytetin e Tiranës apo me qytetarët e këtij vendi, për më tepër që ai nuk ka bërë as këngën e as tekstin, por vetëm interpreton me humorin e tij të spikatur, siç ka bërë edhe herë të tjera. E ka profesion humorin dhe nuk ia merr dot për ters. Po ai Doktori nuk e kuptoj çfarë kërkon të tregojë me qershi te veshi?! Ndoshta e ka marrë me qejf të madh estradën dhe shpreson të bëhet pjesë e ndonjë shou për të qeshur... I uroj fat!”,- ka thënë Big Basta.Gjithashtu ai shprehu shqetësimin se shumë artistë për shkak të kërkesave të tregut janë duke shfrytëzuar muzikën e pastër shqiptare.

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin rrugor ‘Prrenjas-Librazhd’! Makinat përplasen me njëra tjetrën, 1 i plagosur

Aksident në aksin rrugor ‘Prrenjas-Librazhd’! Makinat përplasen me njëra tjetrën, 1 i plagosur