Big Brother Albania 8/ A janë
vërtetë  çift Fatjoni dhe Xhensila?

Big Brother Albania 8/ A janë<br />vërtetë  çift Fatjoni dhe Xhensila?
Dielli ka rënë në oborrin e shtëpisë dhe banorët janë ulur për të shijuar një tjetër ditë të bukur pranvere. Gjatë kohës që qëndrojnë në diell, nisin edhe bisedat dhe thashethemet e para. Ndër të tjera ata diskutojnë për lidhjen e fundit në shtëpi.

Tashmë banorët e kanë mësuar se Fatjoni dhe Xhensila janë çifti më i ri i shtëpisë. Ata nisin të diskutojnë pikërisht për ndjenjat e tyre. Kristi thotë se është i bindur se Fatjoni dhe Xhensila kanë një ndjenjë të vërtetë mes tyre, ndërsa jo të gjithë kanë të njëjtin mendim me të. Eleonora mendon se Fatjoni është ai që ndjen vërtetë për Xhensilën, ndërsa nga ana tjetër nuk ka siguri nëse është ndjenjë apo lojë e Xhensilës.

Edhe Maria e Tea ndajnë të njëjtin mendim me Eleonorën. Për ta mbyllur diskutimi Tea u thotë se ajo i ka pyetur nëse ata po luajnë, apo thjesht po shijojnë ndjenjat e tyre dhe nuk dëshiron që ta diskutojnë më këtë pjesë.

Sipas saj nëse Fatjoni dhe Xhensila po luajnë, banorët e tjerë duke diskutuar për ta ua bëjnë lojën më të lehtë dhe kështu është më mirë që ata të mos flasin farë. Maria i jep të drejtë Teas dhe kështu ata mbyllin diskutimet për Fatjoni dhe Xhensilën dhe ndërrojnë temën e bisedës.

bb8

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin