Big Brother Albania 8,
shtëpia shndërrohet në hotel

Big Brother Albania 8,<br />shtëpia shndërrohet në hotel
Pasi banorët përfundojnë punët e tyre personale të mëngjesit, në shtëpi dëgjohet zëri i Big Brother që u kërkon banorëve të mblidhen të gjithë në dhomën e ndenjies. Duke nisur nga ky moment shtëpia do të shndërrohet në hotel. Shërbimi në hotelin “Big Brother” fillon që sot.

Gjatë spektaklit të së shtunës banorët u njoftuan se si rezultat i lojës me numëratorët javën e kaluar, shtëpia do të shndërrohej në hotel “all inclusive” ku grupi fitues i lojës janë turistët, të cilët sot nisin pushimet e tyre në këtë hotel. Grupi i turistëve përbëhet nga; Eleonora, Diedoni, Fabiani, Kristi, Marsuela dhe Zaida. Veseli duke qenë se nuk ka qenë në shtëpi kur u zhvillua loja, do të jetë pjesë e turistëve.

Çdo hotel ka edhe një staf që shërben dhe në të bëjnë pjesë; Maria, Fisniku, Tea, Alba dhe Fatjoni. Vallai i Madh u ka caktuar edhe detyrat ekipit të shërbimit. Kështu Fisniku do të jetë në rolin e recepsionistit sepse si në çdo hotel, tashmë në shtëpi do të ketë edhe një telefon. Maria do të jetë në rolin e menaxheres së hotelit, ndërsa Fatjoni, Tea dhe Alba do të jenë në rolin e kamerierëve.

Shtëpia tashmë do të ketë një ambient të veçantë ku do të jetojnë ekipi i shërbimit të hotelit. Big Brother fton banorët që të njihen me ambientet e hotelit ku do të qëndrojnë ekipi i shërbimit dhe shumë shpejt do të ketë një tjetër komunikim për ta.


big brother albania8


Marrë nga Big Brother Albania 8

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin