Big Brother Albania 8, Fatjoni nuk
i kursen ofendimet ndaj Xhensilës

Big Brother Albania 8, Fatjoni nuk<br />i kursen ofendimet ndaj Xhensilës
Banorët në ditën e 99-të të qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri janë gjendur përballë debateve, thashethemeve dhe luftës për Çmimin e Madh! Fatjoni dhe Xhensila pas debatit të gjendur përballë banorëve të tjerë shkojnë në dhomën e gjumit dhe bëhen gati të flenë.

Pjesa tjetër e banorëve vazhdojnë të komentojnë në të gjithë shtëpinë sjelljen e Fatjonit. Ai jo vetëm debaton, por përdor dhe një fjalor të rëndë kundrejt banorëve. Fatjoni nuk e di që banorët janë informuar për propozimin e tij bërë Xhensilës.

Ai surprizohet kur këtë gjë ia përplas Eleonora në sy. “Të paska informuar Xhensila. Ajo të paska dhënë vetë shkas që ti të më kundërvihesh” shfryn Fatjoni. Ai nuk ka dashur që banorët të dinë për propozimin e tij dhe gjatë gjithë kohës u thotë atyre se natën finale do të shohin se kush është Fatjoni , surprizë kjo që ka rënë poshtë nga Fabiani i cili ka parë çdo gjë. Fjalori i Fatjonit natën e sotme i ka kaluar caqet.

Ai nuk ka limite as përpara figurës së femrës që ka në krah. Pas propozimit për Xhensilën, natën e sotme vinë ofendimet nga më të ndyrat. “Xhensila si po tallin ..... me ty këta,a të vjen turp nga vetja?

Pse duhet të përfshihem unë tek situata jote dhe ta ha unë për gjërat e tua? Pse i ke thënë Eleonorës për propozimin që të bërë unë ty? Po ti qenke vari .....” ofendon ndyrë Fatjoni. Megjithatë Xhensila i përgjigjet: “ Ti nuk ke pse debaton për mua , ke pjesën tënde.

Unë nuk kam thënë asgjë por ka dëgjuar Fabiani kur ne kemi folur dhe ua tha ai. Unë nuk pranova faktin që ti doje të takoje familjen time, por vetëm që do të bashkëjetosh me mua”. Fatjoni fillon të ofendojë sërish. Xhensila e dëgjon deri në fund dhe pas kësaj i mbetet që të largohet nga shtrati. Ajo merr rrobat dhe shkon në dhomën e ndenjes ku dhe kalon natën e vetme.

bb8
 
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Salianji në burg/ Avokati Edmond Petraj: Është viktimë e klaneve brenda PD-së! Aludohet se ka pasur pjesë edhe SHIK i atëhershëm i Berishës

Salianji në burg/ Avokati Edmond Petraj: Është viktimë e klaneve brenda PD-së! Aludohet se ka pasur pjesë edhe SHIK i atëhershëm i Berishës