Big Brother Albania 8, zënka e parë
si çift mes Teas dhe Fisnikut 

Big Brother Albania 8, zënka e parë<br />si çift mes Teas dhe Fisnikut 
Tea me Fisnikun janë të mërzitur me njëri-tjetrin. Ata dalin dhe qëndrojnë pak në oborr, pranë pishinës. Fisniku tenton disa herë të thyej akullin por nuk ia del. Tea është shumë e mërzitur dhe ende nuk është gati të bëj paqe. Ajo i kërkon që të shkojnë në dhomën e gjumit dhe ashtu bëjnë. Ata bëhen gati për të fjetur. Fisniku nuk ka gjumë. Ai fillon që ti flas sërish por ajo nuk i flet dhe vetëm i thotë natën e mirë duke shënuar kështu krisjen e parë në çift.

Tea bezdiset nga tentativat e njëpasnjëshme të Fisnikut për të folur dhe i kthen shpinën. Ai indinjohet nga ky gjest dhe i kërkon që të flasin. Tea i përgjigjet prerë se nuk do të flasin kur do ai dhe i kthen sërish shpinën. Fisniku nuk është i qartë se ku ajo është mërzitu dhe do sqarime por më kot. Gjatë kohës që Tea dhe Veseli kaluan bashkë, Fisniku po i ndiqte me shikime. Ai duket se ende ndihet i kërcënuar nga prania e Veselit dhe pse Tea e ka bëre zgjedhjen e saj.

Tea dhe Fisniku janë të fundit që flenë por kjo natë është shumë ndryshe nga të tjerat. Është një nga ato netët ku mungojnë ninullat,përkëdheljet dhe puthjet. Një natë boshe për Fisnikun që herë pas here ngre kokën për të parë nëse fle apo jo e dashura e tij. Tea është në gjumë dhe për pasojë Fisniku mbyll sytë. Nesër është nata e spektaklit. Kjo javë ka qenë e mbushur me shumë debate,xhelozi,flirte dhe lidhje të reja. Banorët tashmë janë të gjithë në gjumë.

bb8

Marrë nga Big Brother Albania 8

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi