Big Brother drejt finales,
banorët luajnë gurët e fundit

Big Brother drejt finales,<br />banorët luajnë gurët e fundit
Një spektakël i mbushur me debate dhe intriga mes banorëve ka qenë java e tetë e show-t “Big Brother 7”. Në gjysëm të rrugës së tyre drejt finales, të gjithë banorët kanë vënë në lojë gjithcka; kanë braktisur shoqëritë… aleancat, madje dhe martesa lihet mënjanë për çmimin e madh 100 milionë. Duket se në gjysëm të rrugës drejt finales, banorët mendojnë për koston e të qëndruarit në shtëpi, duke përdor çdo armë që kanë në duar. Në këtë edicion duket se situatat e pasuara njëra pas tjerës janë një surprise për publikun por dhe për banorët brenda shtëpisë së “BB”-së. Nga një diskutim i thjeshtë lindi një debat i madh, ku u përfshinë thuajse të gjithë banorët. Kështu nisi dhe nata e mbrëmshme e spektaklit “BB7” ku në fokus të këtij debate kanë qenë fyrjet që ka bërë Juliana kundrejt Matildës dhe Jonës, si dhe thashethemet kundrejt njëri-tjetrit duke zbuluar lojën e gjithsecilit. Ndërkaq, loja e Arditit dhe marrëdhënia e tij me vajzat ka marrë drejtim, në anën tjetër shfaqen dhe xhelozit e vajzave, sidomos e Jonës dhe Julianës për djalin shkodran. Veç ndodhive brenda shtëpive,surprizë ishte dhe dalja e Donaldit nga shtëpia e “BB7” dhe imuniteti i Meridianit dhe Visarit. Donaldi, një nga konkurentët që hyri vetëm tri javë më parë në “Big Brother”, është larguar me dëshirën e tij nga lufta për çmimin e madh të spektaklit.



Donaldi, banori që la me dëshirë shtëpinë e Big Brother
Mbrëmë, Donaldi banori më i ri i shtëpisë së “Big Brother” ka braktisur lojën për të dal jashtë me dëshirën e tij. Pas mbërritjes në studio, Arbana e pyeti më gjatë për vendimin e tij, ku vetë Donaldi pranoi se i mungoi shumë jeta jashtë, por sidomos gjallëria dhe zhurmat. Ai pranoi se nuk e kishte menduar ndonjëherë se do ishte pjesë e këtij formati dhe nuk e gjeti aspak veten brenda këtij formati.



Xhuli penalizohet, nuk lejohet në dhomat e gjumit
Arbana komunikon dënimin e Julianës: “Ajo nuk duhet të flejë dhe as të hyjë në dhomat e gjumit, por do të flejë në sallon”, Arbana u kërkon banorëve të respektojnë rregulloren, për mospërdorimin e fjalëve të pista. Arbana pyet opinionistin për sherrin e vajzave. Armandi shprehet se e kupton sjelljen e Julianës, pasi tregoi se reagoi me sinqeritet. Opinionisti mendon se Matilda ka xhelozi të akumuluara më parë dhe shprehet se ajo nuk është aq xheloze sa sillet, pasi e njeh kapacitetin e burrit të saj. Ai thotë se Jona dhe Matilda e provokuan shumë Julianën. Opinionisti shprehet se mund të ishte dënuar edhe Jona, për të mos folur, ashtu si edhe Valeri.


 
 Viola: “Jona dhe Arditi, personat më fallco”
Polakja, vajza e cila u bë pjesë e spektaklit “Big Brother 7” ka reaguar pas daljes nga shoë për banorët që janë brenda shtëpisë. Pas rrëfimit sesi ka qenë javë e parë jashtë shtëpisë, Viola thase nuk ka pasur kohë të reflektojë për gabimet, që çuan në daljen e saj nga shtëpia. Pas klipit me momentet më të bukura të qëndrimit të saj në shtëpi, Viola tha se dy personat që nuk pëlqen është Jona e Arditi. Viola i tha Jonës  dhe Arditit me ironi se i ka shumë qejf. Ajo akuzon Jonën se ka folur keq mbrapa krahëve të saj, pasi kur ka dalë nga shtëpia i ka dëgjuar të gjitha. Jona çuditet nga fjalët e saj, duke i thënë se kujtonte se ishin sqaruar bashkë, por megjithatë e fton të sqarohen jashtë.



Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

5/4
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në 

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në