Big Market u vjen në ndihmë familjeve të përmbytura në Shkodër

Për situatën e përmbytjeve në Shkodër është solidarizuar edhe kompania e rrjetit të marketeve Big market e cila u ka ardhur në ndihmë banorëve të cilët janë të mbuluar nga uji. Kompania ka sjellë ne Shkodër 420 pako me ushqime dhe 15 ton koncentrat për bagëtinë. Përfaqësuesit e Big Market ndalesën e parë e kanë bërë në fshatin, Mali i Jushit, në Bashkinë, Vau Dejes, ndërsa ndihmat janë depozituar në kishën e fshatit.

“Big Market është sot në solidaritet të plot me banorët e zonave të përmbytura, për tu ndodhur sadopak pranë atyre, duke ofruar ndihmesën tonë, me rreth 8 ton ushqime për njerëzit dhe 15 ton ushqime për bagëtitë. Kjo është një ndihmë modeste dhe ne urojmë që kjo situatë emergjente të kalojë sa më shpejtë” tha presidenti i Big Market, Ilir Salaj.

Por ndihma ka pasur edhe për bagëtitë, ato janë shpërndarë pranë fermave bujqësore. Kryesisht kanë qenë koncentrat, ndërsa vetë fermerët kanë falenderuar Big Market për mbështetjen e dhënë

“Faleminderit Big Market që më solli ndihma për bagëtitë. Unë jam në vend të huaj, këtu më ka strehuar deputeti, me stallë dhe me të tëra. Unë falënderoj kompaninë përzemërsisht” tha njëri nga banorët.

Pas Vaut të Dejes, Big Market është ndalur edhe në Obot,  ku nëpërmjet varkave ka shpërndarë ndihmat për banorët e izoluar të Obotit. “Ne jemi pranë një fermeri, Franit, erdhëm dhe i pamë vështirësitë që kishte dhe u munduam ta ndihmojmë me koncentrat për lopët, për ti dhënë atë ndihmën tonë modeste” tha Presidenti i Big Market Ilir Salaj.

Big Market dha shembullin e solidaritetit dhe mbështetjes për banorët e përmbytur. Nën sloganin “ne jemi kudo” Big Market trokiti në dyert e familjeve që sot kanë nevojë për mbështetje dhe ndihmë nga të gjithë.

 

/xy/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë