Kosova vazhdon të shënojë bilanc negativ të rasteve të reja me COVID-19, ku gjatë 24 orëve të fundit është shënuar niveli më i lartë i rasteve të reja për këtë vit.
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të shtunën 592 raste me koronavirus, duke çuar në 72.500 numrin e rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë, 9.175 prej të cilëve janë ende aktive.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), më 6 mars janë regjistruar gjashtë viktima, duke e çuar në 1.640 numrin e viktimave nga fillimi i pandemisë.
"Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (85, 81 vjeç), Istog 1 rast (80 vjeç), Prizren 1 rast (78 vjeç), Podujevë 1 rast (46 vjeç), Rahovec 1 rast (75 vjeç)", është thënë në njoftim.
Të ndodhur në një situatë tejet të rëndë IKSHPK përsëriti thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.
Ata rekomandojmë edhe një herë që :
1. Të qëndrohet në shtëpi dhe dalja të jetë vetëm për nevoja të domosdoshme;
2. Ndalimi rigoroz i takimeve me njerëz me të cilët nuk jetoni në bashkësi;
3. Ndalimi rigoroz i tubimeve;
4. Respektimi rigoroz i masave kufizuese në aktivitetet publike;
5. Kufizimi i punës për veprimtaritë jo-esenciale dhe vend-ngjarjet duke redukuar edhe kohën e punës gjatë ditës.