Dy persona të vdekur dhe tre të tjerë të plagosus është bilanci tragjik i dy aksidenteve të ndodhura të shtunën në Rrugën e Kombit dhe Fushë-Krujë – Lezhë.
Një 14-vjeçare humbi jetën, ndërsa dy persona u plagosen pas një pas përplasjes së dy mjeteve në superstradën Lezhë – Fushë-Krujë.
Aksidenti ndodhi rreth orës 15:00 në afërsi të fshatit Gjorm të Kurbinit, ndërsa viktime mbeti A.M..
Ajo ishte pasagjere në një automjet tip "Renauld" me targa AA512GY, drejti i të cilit humbi kontrollin duke goditur nga pas një kamionçinë me targa AA512GY. Përplasja ka qenë e fortë duke bërë që autovetura të dalë jashtë rruge.
14-vjeçarja humbi jetën rrugës për në spital, pasi nuk mundi që t’u shpëtojë plagëve të marra, ndërsa dy personat e tjerë të cilët mbetën të plagosur po marrin mjekim në Spitalin Rajonal të Laçit.
Nga hetimet e para të policisë bëhet e ditur se shkak është bërë shpejtësia tje normave të lehuara e mjetit "Renault" i cili rrëshqiti si pasojë edhe e lagështirës në rrugë duke humbur kontrollin e për pasojë u përplas me kamionçinën.
Ndërsa në aksidentin e ndodhur në Kukës-Morinë të ndodhur të shtunën pasdite në vendin e quajtur "Lugina Drinit”, ka humbur jetën një qytetar nga Kosova.
Hysen Isufi, 60 vjeç mbeti i vdekur ndërsa dhëndri i tij, Azem Hoxhaj nga Tropoja, 54 vjeç ka mbetur i plagosur lehtë.
Dyshohet se drejtuesi i automjetit, 60-vjeçari Isufi humbi kontrollin e automjetit tip “Land Rover” me targa KS 07954 AC duke dalë nga rruga duke u rrokullisur poshtë në afërsi të Liqenit të Fierzës. Ata ishin duke u kthyer nga Tirana për në Kosovë.
Policia ka bëri të ditur se aksidenti erdhi si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuar dhe nga lagështia në rrugë.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com