Protesta të fuqishme kanë ‘mbërthyer’ Iranin prej disa ditësh, ku qytetarët kanë ‘pushtuar’ sheshet e qyteteve kryesore të vendit.
Sipas mediave të huaja bëhet e ditur se 36 persona janë vrarë në 10 ditët e fundit gjatë protestave që kanë shpërthyer në të gjithë Iranin.
Agjencia e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut, HRANA, tha se 34 nga vdekjet e konfirmuara ishin protestues, ndërsa dy ishin të lidhura me forcat e sigurisë.
Nga ana e tyre, autoritetet iraniane nuk kanë publikuar një numër zyrtar të viktimave, por kanë bërë të ditur vetëm se 3 pjesëtarë të forcave të sigurisë janë vrarë.
HRANA tha gjithashtu se më shumë se 60 protestues janë plagosur dhe 2,076 persona janë arrestuar gjatë trazirave.
Më herët është raportuar se në një spital në Teheran u hodh gazi lotsjellës gjatë përleshjeve midis protestuesve dhe forcave të sigurisë në ditën e 10-të të protestave masive.
“Për të shpërndarë turmën, gaz lotsjellës u përdor në një rrugicë pranë spitalit në Sina, në qendër të kryeqytetit”, shpjegoi agjencia, pasi pamjet e gazit lotsjellës që u shpërndanë kudo në mediat sociale.
Protestat masive në Iran janë shkaktuar nga kriza ekonomike dhe janë përhapur në 27 nga 31 provincat e vendit, duke shkaktuar kaos kudo.
Komente






