Bilanci i një viti me konsumatorët
Hoxha: Mishi të ketë vulën e AMK

Bilanci i një viti me konsumatorët<br />Hoxha: Mishi të ketë vulën e AMK
Të qenit konsumator në vendin tonë, shpesh shoqërohet edhe me një mosnjohje të kërkesave dhe dëshirave, apo qoftë edhe të detyrimeve që kemi ndaj produktit apo shërbimit që na ofrohet.

Në vitin që lamë pas, ajo çfarë ka ndodhur në përmirësimin e jetës së konsumatorit është shumë. Ndërsa, nëse mendojmë që shumë probleme të tjera duhet të ishin zgjidhur me kohë, ndoshta vetë konsumatori duhet të kishte reaguar me herët. Megjithatë në një vit bilanc të Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, vetë drejtoresha e këtij institucioni, Rudina Hoxha, ka renditur disa nga sfidat që janë përballur në këtë vit.

Vendin e parë e zë sterilizimi dhe kastrimi i qenëve endacakë në të gjithë Tiranën, ku për herë të parë është ndërtuar një klinikë veterinare enkas për këtë qëllim. Deri më tani janë bërë 2300 sterilizime dhe kastrime të qenëve endacakë, ndërkohë që ky është një projekt 5 vjeçar dhe pritet që rezultatet në fund të tij të jenë ato të planifikuara.

"Nëse do të listoja problematikat dhe prioritetet që AMK vendosi,  të parën në listë duke parë nga shqetësimin e qytetarëve sterilizimin e kafshëve endacake, kryesisht qentë që normalisht përbëjnë një shqetësim të madh. Për këtë qëllim kërkuam që të kishim një projekt deri ku Agjensia e Mbrojtje së Konsumatorit merret me trajtimin e kafshëve endacakëve, një projekt i tillë nuk ekzistonte atëherë u hartua që në 3 mujorin e fundit të vitit 2015 një metodologji për të zbuluar numrin e kafshëve që ndodhen në territorin e Tiranës. U caktua numri i këtyre kafshëve dhe më pas u hartua një projekt i cili u finalizua në muajin shkurt me hapjen e klinikës veterinare e para e këtij lloji me modele dhe standarte europiane ku filloi implementimi i një projekti i cili në afat kohor zgjat 5 vjet bazuar në numrin e kafshëve që ndodhen në Tiranë", u shpreh Hoxha. 

Zgjidhja e problemit të kafshëve endacake është edhe një nga kriteret që vendi ynë duhet të përmbushë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Faza e dytë e këtij projekti është ndërtimi i një strehëze për kafshët që më pas të hyjnë në procesin e adoptimit. Ku edhe për këtë fazë ka filluar puna nga edukimi dhe sensibilizimi i fëmijëve në të 16 shkollat e Tiranës, ku për këtë qëllim zhvillohet një orë mësimi një herë në jave.

"Në këtë klinikë janë rreth 30 veterinerë që mund të ushtronë funksionet e tyre. Kjo klinikë ka një rregullore me detyrat e çdo veterineri. Në fund të këtij viti janë bërë rreth 2300 sterilizime dhe kastrime dhe kthimi i qenëve në habitat. Në krye të 5 viteve ky projekt do të jap frytet e tyre. Nuk do të kemi më rritje dhe shtim do kemi një vaksinim të të gjithë qenëve dhe pse jo Bashkia në të ardhmen ka në prioritetet e veta krijimin e një shellteri që është etapa tjetër e projektit, dhe më pas do bëhet procesi i adaptimit e të tjera. Nëse finalizohet të gjitha hallkat unë mendoj se brenda 5 vitesh ky problem do të marrë fund", u shpreh  drejtoresha e AMK.

 Kontrolli i tregjeve
Fenomeni i rritjes së çmimeve me rastin e festave, nga ana e tregtarëve ka kaluar nëpërmjet një site edhe më intensive. Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit ka monitoruar 14 tregjet publike dhe private në territorin e bashkisë së Tiranës. Ku monitorimi për mosrritjen artificiale të çmimeve është bërë nëpërmjet bashkëpunimit të disa drejtorive që funskionojnë për këtë qëllim.

"Nga 1 dhjetori deri në 1 janar kontrolli rrit intesitetin e vet, bëhet një kordinim edhe me institucionet e tjera, konkretisht Drejtorinë e Tatimeve, ku ajo paralelisht ka nxjerrë prej datës 1, 200 inspektorë vetëm në Tiranë të cilët kontrollojnë që në orët e para të gjitha tregjet ku mallat duhet të jenë të shoqëruar me faturë. Ndërsa inspektorët e AMK përpara se të fillojë kontrollin nëpër tregje kontollojnë 4 pikat e shumicës në Tiranë dhe më pas tregjet për të parë nëse ka rritje çmimesh", deklaroi Hoxha për Report TV 

Vetë Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, pasi ka hasur në një rritje artificiale të çmimit, ka kërkuar rritjen e tatimit në fitim për këto biznese deri në konfiskimin e mallit. Këtë kërkesa ia ka bërë Drejtorisë së Tatimeve.
 
Siguria ushqimore
Siguria ushqimore dhe kryesisht produkti i mishit, këtë vit do të shoqërohet edhe me vulën e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit. Rudina Hoxha sqaron se kafshët që do të hyjnë në thertore do të kontrollohen nga veterinerët e AMK-së dhe më pas produkti final do të marrë vulën e këtij institucioni si garanci për produkt të sigurt.

"Siguria ushqimor, veçantisht mishi, sepse sektori veterinar në AMK është një nga hallkat e sigurisë ushqimore për mishin, seppse ata janë çdo ditë në kontoll brenda në thertore. Nëse kafsha vjen në thertore shihet nëse ajo ka matrikulë, apo çertifikatë origjine, bëhet vizita nga veterineti atëherë vendoset vula e AMK. Nëse mishi ka vulën e AMK atëherë ata kanë marrë një mish të kontrolluar" deklaroi Hoxha.

Në një vit kalendarik Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit ka kthyer në masën 100 për qind përgjigje të gjitha kërkesave të konsumatorëve, ku sipas kreut të këtij institucioni, është rikthyer edhe besimi tek konsumatori. Kjo vihet re edhe në rritjen në masën 33 për qind të kërkesave drejtuar Agjencisë së Mbrojtjes së konsumatorit.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com) 


 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

SHBA, pikëpamjet mbi armëmbajtjen nuk ndryshojnë pas atentateve ndaj Trump

SHBA, pikëpamjet mbi armëmbajtjen nuk ndryshojnë pas atentateve ndaj Trump