Bilanci i vetdeklarimeve, Lame:350
mijë ndërtime në proces legalizimi

TIRANE - Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t Artan Lame ka bërë sot bilancin e vetdeklarimeve për ndërtimet pa leje, proces i cili u mbyll më 31 janar 2015, duke deklaruar se numri i ndërtimeve pa leje ka kapur shifrën 427.000 që ka të bëjë me ndërtimet informale në 22 vitet e fundit. Kjo shifër, po ti zbresësh numrin e lejeve të dhëna gjithsej mbetet përsëri një shifër kolosale prej 350 mijë ndërtimesh pa leje që presin të legalizohen.

“Në periudhën Shtator 2014 - 31 janar 2015 nga qytetarët u deklaruan 155.025 ndërtime pa leje, të ndërtuara që prej vitit 1993 e deri në 2014. Rekordin e mban Qarku Tiranë, me 35.680 ndërtime të reja  pa leje, nga të cilat 10.680 vetëm në Bashkinë Tiranë. I fundit, Qarku Kukës, me vetëm 1441 ndërtime të reja pa leje.

Nëse kësaj shifre prej 155.000, i shtojmë atë të 272.000 ndërtimesh pa leje të deklaruara deri më sot, gjendemi përpara shifrës prej 427.000 ndërtime pa leje, të ndërtuara në Shqipëri në këta 22 vjetët e fundit. Nëse nga shifra prej 427.000 ndërtime informale, zbresim lejet e dhëna prej administrates paraardhëse, lejet e dhëna në këtë vit të fundit prej nesh, si edhe objektet që mund të jenë deklaruar dy ose tre here gabimisht, mbetet sërisht një shifër kolosale prej rreth 350.000 ndërtimesh informale që janë në proces legalizimi”, deklaroi Lame.

Lame theksoi se “kjo gjë e bën të domosdoshme rishikimin e të gjithë strategjisë sonë në përballimin e problemit, duke rishikuar strukturat në terren, mënyrën e operimit, afatet e zgjatjes së procesit, nevojat e sistemit për ta bërë sa më eficent dhe sa më operativ në lidhje me qytetarët.”

Më poshtë deklarata e plotë e kreut të ALUIZNI-t, Artan Lame

ic jeni në dijeni më 31 janar u mbyll afati i vetëdeklarimeve të ndërtimeve pa leje. Kujtoj këtu që ky afat u shty me një muaj, për t’ju dhënë mundësi sa më shumë qytetarëve të përfshihen në procesin e legalizmimeve. 
Këto ditë të fundit, i përdorëm për të mbledhur dhe përpunuar të dhënat nga të gjitha Drejtoritë Rajonale. Sot po dal para qytetarëve për të deklaruar dhe qenë transparent me gjithë informacionin e mbledhur.

Në periudhën Shtator 2014 - 31 janar 2015 nga qytetarët u deklaruan 155.025 ndërtime pa leje, të ndërtuara që prej vitit 1993 e deri në 2014. 
Rekordin e mban Qarku Tiranë, me 35.680 ndërtime të reja pa leje, nga të cilat 10.680 vetëm në Bashkinë Tiranë. 
I fundit, Qarku Kukës, me vetëm 1441 ndërtime të reja pa leje.

Nëse kësaj shifre prej 155.000, i shtojmë atë të 272.000 ndërtimesh pa leje të deklaruara deri më sot, gjendemi përpara shifrës prej 427.000 ndërtime pa leje, të ndërtuara në Shqipëri në këta 22 vjetët e fundit.
Kjo shifër mund të konsiderohet si më e sakta dhe afër realitetit edhe për këto arsye:
- Në shifrën e mësipërme nuk përfshihen vetëm ndërtime pa leje të shtuara në vitet 2013-2014, por edhe një masë e madhe ndërtimesh të shtrira goxha në kohë, por të cilat nuk ishin deklaruar asnjëherë, që prej viteve 2000 e këtej. 
- Kësaj rradhe qytetarët u mobilizuar seriozisht për të bërë deklarimin e ndërtimeve të tyre, pasi jo vetëm besuan tek shteti dhe tek vullneti jonë për ta zgjidhur problemin, por shqiptarët ndoshta për herë të parë e morën seriozisht shtetin e tyre që, pas këtij rregjistrimi nuk do të ketë më lëshime të tjera.

Shifra prej 427.000 objekte informale, është një shifër impresionante, që duhet të na bëjë të mendohemi mire të gjithëve për peshën kolosale të këtij fenomeni paligjshmërie.
Për dëmin e pafund që i kemi sjellë territorit.
Për pafuqinë e gjithë strukturave shtetërore në këto dy dekada për të frenuar fenomenin.
Për përdorimin politik që i është bërë këtij halli njerëzor.

Nëse nga shifra prej 427.000 ndërtime informale, zbresim lejet e dhëna prej administrates paraardhëse, lejet e dhëna në këtë vit të fundit prej nesh, si edhe objektet që mund të jenë deklaruar dy ose tre here gabimisht, mbetet sërisht një shifër kolosale prej rreth 350.000 ndërtimesh informale që janë në proces legalizimi. 
Kjo gjë e bën të domosdoshme rishikimin e të gjithë strategjisë sonë në përballimin e problemit, duke rishikuar strukturat në terren, mënyrën e operimit, afatet e zgjatjes së procesit, nevojat e sistemit për ta bërë sa më eficent dhe sa më operativ në lidhje me qytetarët.

Përfitoj nga rasti t’ju bëj thirrje qytetarëve që tashmë me qetësi të vazhdojnë të plotësojnë dokumentat e kërkuara, të presin grupet e matjeve nëpër shtëpitë e tyre, të denoncojnë çdo ndodhi të pakëndshme.
Bashkarisht e kemi nisur këtë reformë dhë bashkarisht do ta përfundojmë me sukses.

Ju faleminderit.

Të dhëna të përgjithshme për vetëdeklarimet e reja:

QARKU: Vetedeklarime të reja:
BERAT 6.500
DIBËR 2.244
DURRËS 25.000
ELBASAN 22.500
FIER 20.000
GJIROKASTËR 2.658
KORÇË 6.372
KUKES 1.441
LEZHË 8.910
SHKODËR 12.900
VLORË 10.695
TIRANË 35.680
TOTAL: 155.025

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Kthjellime gjatë paradites, rikthehen reshjet e shiut gjatë mbrëmjes, parashikimi i motit për sot

Kthjellime gjatë paradites, rikthehen reshjet e shiut gjatë mbrëmjes, parashikimi i motit për sot