Bilanci i zi/ 1996 ankesa në KLD-në e Nishanit për gjyqtarët, asnjë i shkarkuar

Në harkun kohor të tre viteve, 2013-2014-2015, janë regjistruar 1996 ankesa të qytetarëve dhe institucioneve të ndryshme, për abuzime konkrete të gjyqtarëve në gjykatat e shkallës së parë dhe apelit, ndërsa asnjë gjyqtar nuk është shkarkuar. Ky është bilanci i Këshillit të Lartë të Drejtësisë (tashmë i zëvendësuar me Këshillin e Lartë Gjyqësor), gjatë kohës kur drejtohej nga Bujar Nishani dhe kontrollohej nga Partia Demokratike. Nga të dhënat e siguruara nga Shqiptarja.com, 246 ankesa janë regjistruar në Regjistrin e Ankesave të Inspektoriatit të KLD për vitin 2013, 883 ankesa janë regjistruar gjatë vitit 2014 dhe 840 ankesa gjatë vitit 2015.

Shumica e këtyre ankesave janë arkivuar, ndërsa referuar raporteve të Inspektoriatit të KLD, nuk është ndëshkuar qoftë një gjyqtar. Gjatë kësaj periudhe, Këshilli i Lartë i Drejtësisë është drejtuar nga Bujar Nishani, në cilësinë e Presidentit të Republikës. Ky bilanc konfirmon edhe një herë perceptim publik se Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka funksionuar si mburojë i praktikave abuzive në gjyqësor dhe si organ qokash, përmes vendimeve për emërimin dhe vlerësimin e gjyqtarëve. Ndërkaq, nëse deri në vitin 2015, Këshilli i Lartë i Drejtësisë pasqyronte ankesat kundër gjyqtarëve, nga viti 2016 deri kur u shkri si institucion, nuk ka asnjë të dhënë për numrin e ankesave dhe shqyrtimin e tyre.

Alibia
Në raportet e Inspektoratit të KLD, renditen disa problematika, për të justifikuar dështimin e procesit të shqyrtimit të ankesave dhe përmbushjen e misionit kryesor të KLD. “Vijon të jetë prezente problematika e përmirësimit të rregullores së brendshme të Inspektoratit në dy drejtime: (i) përmirësimi i procesit për ta përputhur atë tërësisht me kërkesat e procesit të rregullt ligjor, sidomos në drejtim të garancive të gjyqtarit në verifikim për t’u njohur dhe për të prapësuar gjetjet e verifikimit; (ii) përqasja e rregullave të Inspektoratit, të miratuara në vitin 2006 me rregullimet ligjore në fuqi, të miratuara në vitin 2008. Ligji i vitit 2008, bazuar në parimin e ligjshmërisë ka përcaktuar hipoteza të shprehura për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarit, të cilat mungojnë në rregullore”, thuhet në raportin e fundit. Inspektoratit të KLD është drejtuar nga Marsida Xhaferllari. Kjo e fundit ka shprehur ambicien për t’u bërë pjesë e Gjykatës Kushtetuese si dhe po garon për postin e Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.

Vihet në lëvizje KLGJ
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka dështuar në marrjen e masave disiplinore ndaj gjyqtarëve abuzues. Për rrjedhojë, Këshilli i Lartë i Gjyqësor, organi i ri që ka zëvendësuar KLD, ka vendosur në mbledhjen e 27 marsit 2019, që të marrë në shqyrtim të gjitha ankesat e qytetarëve dhe institucioneve kundër gjyqtarëve, gjatë kohës së funksionimit të KLD. Në fokusin e KLGJ do të jenë të gjitha ankesat e arkivuara, të rrëzuara si dhe ankesat kundër vendimeve të Inspektoriatit të KLD.

KLD vlerësoi shumë mirë gjyqtarët e shkarkuar nga Vetingu
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vlerësuar maksimalisht gjyqtarët e shkarkuar deri më tani nga komisioni i Vetingut, për mosjutifikim të pasurisë, kontakte të papërshtatshme me krimin apo për paaftësi profesione. Gjyqtarët që sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, organit bazë të Vetingut, nuk janë të përshtatshëm për të shërbyer në drejtësisë e re, janë vlerësuar me pikë maksimale nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, si njerëzit më të shkëlqyer të sistemit. Gjithashtu, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, që nga funksionimi i tij, nuk ka vlerësuar qoftë edhe një gjyqtar si të paaftë për të ushtruar detyrën. Në vlerësimet e KLD për gjyqtarët dominon ‘shumë mirë’, vlerësim ky në kundërshtim të plotë me perceptimin dhe nivelin e besimit të publikut tek drejtësia aktuale.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cjapi: 30/03/2019 10:54

    Po per 1996 palet kundershtare te ketyre qe kane ber ankesa ti riemeronin prape???

    Përgjigju
  • Eol: 30/03/2019 08:09

    Qytetaret depozitonin ankeaat dhe Marsida i njoftonte vete keta gjyqetare te pa afte per te rregulluar procestverbalet ose te vetedohehiqeshin.

    Përgjigju
  • erma: 29/03/2019 12:35

    me i zi eshte akoma me KPK ordinere qe po i rikonfirmon te gjithe te inkriminuartit!!!

    Përgjigju
  • Mustaku: 29/03/2019 10:20

    Ky Jari do cuar ne SPAK

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë