Bilanci i 2022/ Lista me 94 gjyqtarët dhe prokurorët që 'ia mbathën' nga frika e Vettingut, përjashtohen të gjithë nga drejtësia! 15 subjekte të dorëhequra

Bilanci i 2022/ Lista me 94 gjyqtarët dhe prokurorët që 'ia mbathën' nga frika e Vettingut, përjashtohen të gjithë nga drejtësia! 15 subjekte të dorëhequra

Foto ilustruese

Procesi i Vetingut konsiderohet si një nga operacionet më të rëndësishme anti-korrupsion që ka ndërmarrë ndonjëherë Shqipëria, me qëllim për rikthimin e besimit tek drejtësia, në kuadër të reformës në drejtësi. Pavarësisht disa shkarkimeve dhe konfirmimeve të diskutueshme, Vetingu vijon të konsiderohet si një model suksesi, që duhet të ndiqet edhe nga vendet e tjera të rajonit. Në fundit të vitit 2022, Komisioni i Vettingut bëri një bilanc të procesit 4-vjeçar të filtrimit të drejtësisë.

Nga 805 gjyqtarë dhe prokurorë, kanë mbetur pa kaluar në filtrin e Vettingut 201 subjekte. Nga rreth 600 prokurorë dhe gjyqtarë, më shumë se sa gjysma nuk janë më pjesë e drejtësisë, ndërsa 94 subjekte kanë dhënë dorëheqjen, duke evituar përballjen me Vettingun.

Shqiptarja.com sjell listën e plotë me prokurorët dhe gjyqtarët e dorëhequr nga viti 2018 deri në fund të vitit 2022. Gjatë vitit 2022, kanë dhënë dorëheqjen 15 subjekte, ku përfshihen gjyqtarët Artan Gjermeni, Pajtime Fetah, Arben Lera, Flora Hasimi, Sokol Tona, Bedir Qori etj., si dhe prokurorët Esmeralda Ndoci dhe Ida Ahmetlli.

Më parë, janë dorëhequr ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, i dënuar për fshehje pasurie, ish kryeprokurori i Tiranës Petrit Fusha, vëllai i Lulzim Bashës, Erlindi Basha, ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë, ish-anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese si Arjana Fullani, Aleksandër Muskaj, Mirela Fana, Andi Çeliku, Evelina Qirjako, Guxim Zenelaj, Bensik Imeraj, Vladimir Kristo dhe Sokol Berberi. Kanë dhënë dorëheqjen kryetar gjykatash dhe prokurorie, emra të njohur të drejtësisë si Gjin Gjoni, Alaudin Malaj, Mimoza Brahimi, Agim Bendo, Astrit Haxhialushi etj.

Dorëheqjet kanë krijuar vakanca serioze sidomos në Gjykatat e Apelit, duke rritur stokun e dosjeve. Për të zbutur krizën e mungesave, KLGJ-ja rritur në detyrë gjyqtarë të nivelit të parë, duke i emëruar në Apel. Ndërkaq, kriza në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese tashmë është tejkaluar prej një viti.

Dorëheqjet

Zeta Tërpollari, gjyqtare në Lushnje

Pajtime Fetah, gjyqtare e Elbasanit

Arben Lera, gjyqtar në Korçë

Artan Gjermeni, gjyqtar në Tiranë

Flora Hasimi, gjyqtare në Durrës

Bedri Qori, gjyqtar në Tiranë,

Miranda Konica, gjyqtare në Elbasan

Petrit Bica, prokuror në Tiranë

Arjan Aliaj, gjyqtar në Tiranë

Anila Capo, gjyqtare e Tiranës

Sokol Tona, gjyqtar në Tiranë

Esmeralda Ndoci, prokurore Shkodër

Ida Ahmetlli, prokurore Tiranë

Eugen Papandile, Sekretar i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese

Olta Aliaj, këshilltare në Kushtetuese

Julian Kristo, prokuror në Korçë

Armanda Xhaferri, prokurore e Elbasanit

Skënder Damini, gjyqtar Apeli Vlorë

Ermira Tafani, prokurore e Elbasanit

Elidon Papazisi, gjyqtar Gjirokastër

Ardian Kalia, Gjykata e Tiranës

Ergys Selamani, Gjykata e Fierit

Arben Mullaj, Gjykata e Tiranës

Gent Pejon, ndihmës ligjor

Piro Sota, Gjyqtar i Fierit

Lual Lusha, Gjykata e Kavajës

Agron Gjana, prokuroria e Durrësit

Ahmet Metaliaj, Gjykata e Tiranës

Mimoza Brahimi (Kajo), Gjykata e Tiranës

Granit Shahu, prokuror i Tiranës

Anila Galanxhi, prokurore e Tiranës

Ergys Gashi, Gjykata Administrative të Shkallës së Parë Durrës

Izet Salaj, Gjykata e Apelit Gjirokastër

Fatbardh Çonikun, Gjykata e Elbasanit, i komanduar në KLGJ

Kostika Çobanaqi, Gjykata e Beratit

Henrik Ligori, ish-Prokuroria për Krimet e Rënda

Pëllumb Vehbi, Gjykata Gjirokastrës

Rasim Doda, Gjyqtar në Sarandë

Dhurata Balla, gjyqtare në Tiranë,

Gramoz Levanaj, gjyqtar i Apelit në Tiranë

Arjana Fullani, Gjykata e Lartë

Aleksandër Muskaj, Gjykata e Lartë

Mirela Fana, Gjykata e Lartë

Andi Çeliku, Gjykata e Lartë

Evelina Qirjako, Gjykata e Lartë

Guxim Zenelaj Gjykata e Lartë

Bensik Imeraj, Gjykat Kushtetuese

Vladimir Kristo, Gjykata Kushtetuese

Sokol Berberi, Gjykata Kushtetuese

Adriatik Llalla, kryeprokuror

Petrit Fusha, ish-kryeprokuror i Tiranës.

Gjin Gjoni, Gjykata e Apelit

Alaudin Malaj, Gjykata e Apelit

Agim Bendo, gjyqtar i Apelit

Astrit Haxhialushi, gjyqtar i Apelit

Sulejman Tola, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Krujë.

Ilir Çeliku, gjyqtar Gjykata e Apelit Vlorë.

Ilir Pashaj, gjyqtar Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan

Metush Saraçi, ish-kreu i gjykatës së Apelit në Tiranë

Rezarta Mataj, Gjykata e e Tiranës

Zihni Shahu, kryetari i Gjykatës së Elbasanit

Regleta Panajoti, Gjykata e Tiranës

Nezir Gjoka, Prokuror Tiranë

Agim Dilka, prokurori në Elbasan

Joana Qeleshi, kryeprokurore Durrësit

Fran Prendi, Gjykata Speciale

Ndue Gjura, inspektor pranë ish-KLD, gjyqtar në Durrës

Adrian Nezha, prokuror Tiranë

Ermir Beta, prokuror në Berat

Bujar Hoxha, prokuror Tiranë

Bilbil Mete, Prokuroria e Përgjithshme

Erion Pustina, prokuror i Pogradecit

Marina Rraboshta, Gjykata e Apelit Shkodër

Ketra Bajrami, Gjykata e Sarandës

Liljana Sulollari (Baku), Gjykata e Krimeve të Rënda

Stavri Kallço, Gjykata e Apelit Korçë

Tomor Skreli, Gjykata e Apelit Gjirokastër

Ajrana Liço, Gjykata e Tiranës

Petraq Dhimitri, Gjykata e Apelit Durrës

Rabiana Halili, Prokuroria Durrës

Genci Sinjari, Gjykata e Durrësit

Amarildo Laçi, Gjykata Administrative

Marjana Shtjefni, prokurore e Shkodrës

Njazi Seferi, Prokuror Tiranë

Arben Zefi, Gjykata e Shkodrës

Ema Gashi, Gjykata e Durrësi

Liradin Lira, Gjykata e Pogradecit

Merita Xhani, Gjykata Durrës

Eneida Civici (Abazaj), Gjykata e Tiranës

Brunilda Kasmi, Gjykata e Tiranës

Erlindi Basha, ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë

Eritan Shehu, ndihmëse ligjore pranë Gjykatës së Lartë

Elona Kana, këshilltare ligjore në Gjykatën e Lartë

Adnand Berdica, ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • www.vistarank.com: 03/01/2023 03:13

    Me ne fund po shikojme rezultatet dhe frytet e nje reforme te thelle ne drejtesi qe pa suportin e Amerikes dhe kembenguljen e qeverise se kryesuar nga Edi Rama nuk kishte per tu bere kurre e mundur.Bravo Partia Socialiste.

    Përgjigju
    • Harry: 03/01/2023 07:25

      Edhe edi rama te jape te japi doreheqjen. Atyre bravo u qofte iken vete Drejtesia keto 10 vitet e fundit eshte me keq

  • TV Skampa: 02/01/2023 18:38

    Po ju permend vetem Adrian Kalia qe ka vendosur nje pasuri marramendëse duke blere vila ne Itali dhe Shqiperi por ne emer te vellait te tij Cim Kalia. Cdo gje duhet te konfiskohet dhe ti kthehet popullit shqiptar dhe Kalia te nxirret perpara SPAK-ut

    Përgjigju
  • alban: 02/01/2023 17:48

    Duhet te mbajne pergjejgesi ligjore per demet qe kane shkaktuar dhe tu konfiskohen pasurite e marra ne menyre te paligjshme.

    Përgjigju
  • Drini: 02/01/2023 17:23

    Nukmjafton perjashtimi nga drejtesia. Duhet konfiskuar pasuria e paligjshme. Me gjysem drejtesi nuk ecet perpara e as uk rritet besimi i publikut.

    Përgjigju
    • i semuri: 02/01/2023 18:14

      Po per aesye shendetsore a ka ?

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Partia anti-Berisha: Keqardhje për vendimin e Kushtetueses! Deputetët do zgjidhen nga kryetarët e jo qytetarët! Ne do zbatojë listat e hapura, të tjerët të na bashkohen

Partia anti-Berisha: Keqardhje për vendimin e Kushtetueses! Deputetët do zgjidhen nga kryetarët e jo qytetarët! Ne do zbatojë listat e hapura, të tjerët të na bashkohen