Bilbili i këngës Nexhmije Pagarusha
merr pasaportë shqiptare

Bilbili i këngës Nexhmije Pagarusha<br />merr pasaportë shqiptare
Presidenti Bujar Nishani ka shpallur dekretin për dhënien e shtetësisë shqiptare për Nexhmije Pagarushën. Në dekretin e “Për dhënie të shtetësisë shqiptare”, mes 17 personave që do të pajisen me pasaportën shqiptare është edhe emri i këngëtares së madhe nga Kosova, Nexhmije Vejsel Pagarusha.

Bilbili i këngës, Pagarusha, është e bija e mësuesit të shquar Vejsel Pagarushës, një personalitet i nderuar për arsimin në Kosovë, emrin e të cilit e mban edhe një nga shkollat fillore. Shtetësia e ndryshuar nga ajo kosovare në shqiptare është bazuar në propozimet e Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Ministrit të Arsimit e Sportit në Kosovë dhe me kërkesë të këngëtares Pagarusha.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, gjatë gjithë kohës ka treguar një vëmendje të veçantë ndaj këngëtares së madhe. Më 7 nëntor 2012, ai i ka akorduar Pagarushës Urdhrin “Nderi i Kombit” me motivacionin për “zë të rrallë dhe interpretim virtuoz, që i dha shpresë dhe besim popullit shqiptar të Kosovës, në vitet e vështira të pushtimit serbomadh dhe që i shtoi vlera dhe cilësi të reja kulturës shqiptare, duke u bërë pikë e rëndësishme referimi në historinë e saj”.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja